Lidhu me ne

Kryesore

Protesta e opozitës përmes FOTOVE

Opozita mbajti protestën e paralajmëruar, e cila zgjati për rreth tre ore. Kryesisht ishte një tubim paqësor, përveç tensioneve që ndodhën në fund me ndezjen e qirinjve para Kryeministrisë, ku pati përplasje me Policinë dhe një protestues të shoqëruar.

Protesta nisi zyrtarisht në orën 16:00, edhe pse qytetarët kishin nisur të mblidheshin në shesh dhe në Bulevard përpara kësaj ore.

“Mafia Soros non-grata”, “Faleminderit që na qite në dritë”, “Edi kush i mbylli kopshtet” – lexojnë disa prej pankartave.

Pas thirrjeve në kor dhe marshimit me pankarta, 20 folës iu drejtuan qytetarëve me fjalime. Hapja u bë nga regjizori Edmond Budina, i cili mbajti fjalimin e parë, ndërsa fjalimet u mbyllën me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha.

“Na kanë fikur dritat në Bulevard që të mos shihet sa jemi”

Ndërkohë që fjalimet vijonin, një nga organizatorët vuri në dukje se në ndërtesat pranë Bulevardit nuk kishte drita.

Ai tha se kjo është bërë qëllimisht që të mos duket se sa shumë qytetarë janë mbledhur në protestë.

“Balluku dhe Rama ka kanë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skenderbej, se nuk duan qe te shihet se sa jemi. Ju lutem, ndizni telefonat. Ta shofin vërtetë se sa jemi në këtë shesh. Të gjithë deri te Sheshi Skënderbej. Ndizni dritat, Ndizni dritat!”– tha një prej organizatorëve.

Të njëjtën gjë tha edhe avokati i njohur Altin Goxhaj gjatë fjalimit të tij: “Ndezim dritat t’i shohë Rama, andej me Aleks Sorosin në Paris. Shiko sa larg ka drita. Këta po i sheh në celularin e tij Edi Rama me Alex Sorosin. Veremlia i bashkisë i fiku dritat se i tha Rama ‘nuk dua ti shoh’.”

Bulevardi u ndriçua gjatë gjithë kohës nga dritat e celularëve.


Fjalimi i Berishës

Gjatë fjalimit të tij kryetari i PD-së, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në protestën e sotme, që të ngrihen kundër diktaturës siç bënë 30 vite më parë, pasi sipas tij Kryeministri Edi Rama ka rikthyer monizmin në vendin tonë. Ai e paralajmëroi Ramën se vendi i tij do të jetë në burg. Madje në regjim special.

“Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plotë. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë!”– tha Berisha.

Gjithashtu Berisha i bëri një thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe NATO-s.

Ai u kërkoi atyre që të mos e mbështesin “regjimin” e kryeministrit Edi Rama në vendin tonë dhe të mos i japin më atij fonde, por t’i ruajnë fondet për taksapaguesit e tyre.

Gjesti me qirinjtë tek shkallët e Kryeministrisë

Protesta nuk u mbyll me fjalimin e ish-kryeministrit Berisha, por me ndezjen e qirinjve në nder të atyre që kanë humbur jetën nga duart e Policisë së Shtetit.

“Miq, vëllezër dhe motra, kjo protestë madhështore nuk mund të mbyllet pa nderuar kujtimin e atyre që dora e pushtetit i vrau, duke përdorur armën e shtetit. Ardit Gjoklaj, Klodian Rashaj, Lear Kurtin e ekzekutuan pas shpine në mesnatë, ose në Komisariate të Policisë. Ju ftoj që në dyert e Kryeministrisë qiraxhiu i të cilës nuk mori kurrë përgjegjësi për këto vrasje, të ndezim një qiri në kujtim të jetës së tyre që pushteti i mori.”- tha një nga organizatorët.

Protestuesit iu drejtuan shkallëve dhe dyerve të Kryeministrisë për të ndezur qirinj.

Protesta mbyllet me përplasje

Ish-deputeti Gent Strazimiri tha se protestuesi që u shoqërua me forcë nga punonjësit e Policisë kishte dashur të vendoste një flamur në dyert e Kryeministrisë.

 “Nuk kemi shumë informacion. Ai djali që u shoqërua ka dashur të vendosë këtë flamur që është flamuri i Shqipërisë te dritarja e Kryeministrisë.

Po të kishte pasur flamurin serb nuk do i ndoshte gjë se na prishej miqësia. Këtë flamurin e kanë shkelur me këmbë Policët e Shtetit dhe e kanë marrë atë djalin. I thashë njërit prej policëve kur je betuar, je betuar mbi këtë flamur. Kaq e thjeshtë është.”– deklaroi Strazimiri, i cili shoqërohej nga Albana Vokshi dhe Klevis Balliu.

Strazimiri tha se do të kërkojë djalin që u shoqërua, për t’i dhënë flamurin dhe për t’i kërkuar falje.

FOTO TË TJERA NGA PROTESTA

"Edi Rama o hajdut, boll vodhe, shko në burg!"/ Bulevardi mbushet
"Edi Rama o hajdut, boll vodhe, shko në burg!"/ Bulevardi mbushet
"Edi Rama o hajdut, boll vodhe, shko në burg!"/ Bulevardi mbushet

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore18 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook