Lidhu me ne

Radar

Balla është përgjuar më shumë se 48 orë, gjykata urdhëroi të fshihet serveri në Prokurori

Lala: Balla është përgjuar më shumë se 48 orë, gjykata urdhëroi të fshihet serveri në Prokurori

Lala: Balla është përgjuar më shumë se 48 orë,

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Taulant Balla është mbajtur në përgjime për më shumë se 48 orë, teksa deklaroi se disa numra u përgjuan pas masakrës në Elbasan në vitin 2016.

E ftuar në Syri tv, Lala shtoi se drejtësia shqiptare është nën tutelën e politikës, pasi në rastin e Ballës gjykata urdhëroi të fshihet serveri në Prokurorinë e Përgjithshme.

“E reja në vendin tonë nuk është që është përgjuar një politikan. U përgjua një shtetas me emrin Taulant që sipas verifikimeve pas ngjarjes së 3 shkurtit 2013 ku u vranë tre persona ku shënjestër ishte familjar Çapja, prokuroria ka referuar një listë të gjatë me numra telefonash që duhet të viheshin në përgjim se mund të jepnin të dhëna me interes për hetimin.

Në mesin e këtyre numrave janë vënë dhe disa numra që pas masakrës kanë komunikuar me Ardian Çapjan. Mes numrave është dhe një numër me 339 në fund, nuk po e them të plotë për arsye etike. Ky numër në vendimin e gjykatës nuk rezulton të jetë identifikuar si Taulant Balla por thuhet se i përket një shtetasi me emrin Taulant.

Nuk ka të dhëna për këtë shtetas në vendim. Numri i përket zotit Balla, por Prokuroria që kishte në dorë ta identifikonte, nëse gjente fakte t’i drejtohej Kuvendit. Nuk është bërë asnjë verifikim i mëtejshëm.

Drejtësia shqiptare ëshë nën tutelën e politikës. Numri i Ballës u mbajt në përgjim për më shumë se 48 orë. Gjykata ka urdhëruar të fshihet serveri në Prokurorinë e Përgjithshme. Si mund të ndodhë kjo?”-tha Lala.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook