Lidhu me ne

Kioske

Genc Sejko, me tona të ashpra ndaj Veliajt: Modeli më i shëmtuar i një politikani

“Gënjen dhe për lindjen e diellit”/ Genc Sejko, me tona

Aktivisti Genc Sejko është shprehur me tone atë ashpra ndaj kryebashkiakut Veliaj se ai është modeli më i shëmtuar i një politikani.

Sejko nëpërmjet një postimi në rrjete sociale tha se Veliaj ka arritur në një fazë të atillë të mashtrimit sa gënjen edhe për lindjen e diellit duke shtuar se çdo gjë në karrierën e tij e ka arritur nëpërmjet vjedhjes dhe servilizmit.

Erion Veliaj është modeli më i shëmtuar i një politikani. Nuk ekziston në tregun e politikës shqiptare një i dytë si ai. Çdo gjë në karrierë ai e ka ngritur mbi mashtrimin, vjedhjen dhe servilizmin. Erion Veliaj ka shkuar deri aty sa të gënjejë për lindjen e diellit, të vjedhë bukën e atyre që mbedhin kanaçe e t’i serviloset me radhë për interesat e tij çdo politikani nga Meta tek Rama.

Është pikërisht ky model që ka neveritur shqiptarët e më së shumti pjesën që e ka humbur besimin tek politika tradicionale. Ndaj për këtë i kam mëshuar fort faktit se Tirana fitohet dhe Veliaj mundet me një model të ri. Pa pazare politike, pa kulisa e duke sjellë një frymë të re në politikë dhe administrimin e qytetit. Nëse kam kundërshtuar përzgjedhjen e Këlliçit e kam bërë se kam besuar se modeli “Veliaj” nuk mundet me një produkt të marrëveshjes Meta-Berisha por me frymën e besimit që e sjell vetëm një kandidat i modelit Alimehmeti. Si votues, si shqiptar, ju them që ne nuk i detyrohemi asgjë Sali Berishës, Ilir Metës apo edhe Lulzim Bashës. Janë ata që na detyrohen ne. Sepse me veprimin apo mosveprimin e tyre na kanë bërë peshqesh kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë më të korruptuar e më autoritar të të gjitha kohëve.

Prandaj ka vetëm një mundësi të mundet Veliaj. Ti japim Tiranës një kandidat të denjë. Tek i cili të mishërohen vlerat dhe të përçohet besimi jo vetëm i opozitës së përçarë por dhe elektoratit gri. Hiqni dorë nga kjo maskaradë. Jepuni votuesve një kandidat që të na bëjë të besojmë. Nëse vazhdoni me këtë lojë do gjeni vetëm përbuzjen e një populli të cilit ja keni sjellë në majë të hundës”, ka shkruar ai.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook