Lidhu me ne

Mix

Libri “Spare” i Princit Harry, më i shituri në Mbretërinë e Bashkuar

Libri “Spare” i Princit Harry, më i shituri në

Së fundmi libraritë në të gjithë Londrën janë hapur për të përmbushur kërkesat e shumta për librin me kujtime të Princit Harry, i cili ka dalë zyrtarisht në shitje. Librashitësit hapën degën e tyre kryesore Piçadilly në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë. Ndërkaq, ky libër është bërë më i shituri ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re. Publikimi i librit pason dokumentarin e Netflix për Princin Harry. Familja mbretërore nuk ka komentuar lidhur me librin dhe nuk pritet që të bëjë një gjë të tillë.

Libri “Spare” i Princit Harry, më i shituri në

Sipas shtëpisë botuese britanike “Penguin Random House”, u shitën 400,000 kopje në formate fizike, e-librash dhe audio të “Spare”. Librat e vetëm që janë shitur më shumë në ditën e tyre të parë janë ato që kanë të bëjnë me “Harry-n tjetër”, tha në një deklaratë drejtori menaxhues i Transworld, Larry Finlay, duke iu referuar librave më të shitur fiction në serinë e Harry Potter. Prej disa ditësh, në media po përflitet për librin dhe ka një kuriozitet të madh, pasi Harry ka zbuluar aty gjithçka, nga mënyra se si humbi virgjërinë e tij deri tek pretendimet se u sulmua nga vëllai i tij, Princi William. Kujtimet prej 410 faqesh, që zbulojnë konfliktin dhe tensionet personale brenda pallateve mbretërore, tregojnë versionin e Princit Harry të rritur dhe përplasjet e tij me familjen mbretërore.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook