Lidhu me ne

Mix

Piers Morgan kundër librit “Spare” të princit Harry

Gazetari i njohur britanik kryqëzon Princin Harry: Njeri patetik, paranojak dhe me dy fytyra

Në fillim Morgan ishte përqendruar te Meghan Markle: “Nuk ka shumë për të thënë për këtë aventuriere të pamëshirshme, të pangopur, të uritur për famë, që luante familjen mbretërore si një fyell”.

Piers Morgan, gazetar, dhe shkrimtar i njohur britanik, ka qenë prej kohësh një kritik i Princit Harry dhe Meghan Markle, kështu që nuk është çudi që nuk i bëri përshtypje libri i ri i Dukës së Sussex, “Spare”. Libri doli të martën, por Morgan tashmë e ka përfunduar dhe po e kritikon në Twitter.

“Është edhe më i neveritshëm në zbulimet për familjen mbretërore nga sa mund ta imagjinoni”, komentoi gazetari, duke shtuar se kjo është një tradhti tronditëse.

Morgan më pas shkroi një op-ed në “New York Post” në të cilin ai komentoi qëllimet e Princit Harry. “Realiteti i ftohtë dhe i hidhur është se Harry synonte plotësisht të shkaktonte dëme dhe dëmtime maksimale për familjen e tij me këtë armë letrare të shkatërrimit në masë”, shkruan ndër të tjera ai duke shtuar: “Ky ka qenë misioni i tij i pamëshirshëm që kur u largua nga mbretëria, Britania dhe postet publike tre vjet më parë.”

Gazetari komentoi gjithashtu se Harry nuk është në kërkim të privatësisë që pretendon se dëshiron, por është për t’u paguar shumë për të fajësuar familjen e tij, nga Oprah Winfrey dhe Netflix tek Spotify dhe Penguin Random House.

Por Morgan nuk u ndal me kaq, pasi kishte më shumë për të thënë për princin: “Sa më shumë që Harry deklaron se nuk ka qenë kurrë më i lumtur, aq më i mjerë ai duket. Si mund të jetë dikush i lumtur që merr para pafund për të shitur familjen dhe vendin e tij në këtë mënyrë? Libri dhe intervistat e Princit Harry për të promovuar librin zbuluan se ai ishte një njeri patetik, paranojak, i privilegjuar dhe me dy fytyra, i vendosur për të shkatërruar familjen e tij.”

Në fund Morgan theksoi se “është hipokrit, pasi gjithmonë ka kërkuar privatësi, por ka dhënë një mori intervistash për të promovuar librin e tij, ndërsa i ka thënë gjithë botës se vëllai i tij William është bërë synet. Po, një djalë që urren pushtimin e shtypit i thotë botës në një intervistë për media se vëllai i tij ka hequr lafshën e nishanit të tij”.

“Harry dhe Meghan janë tradhtarë dhe mashtrues”

Kjo nuk është hera e parë që Piers Morgan kthehet kundër Harry-t dhe gruas së tij, Meghan Markle. Arsyeja e shpërthimit të Morganit ishte dokumentari shumë i njohur i Netflix, i titulluar “Harry dhe Meghan”.

Në fillim Morgan ishte përqendruar te Meghan Markle: “Nuk ka shumë për të thënë për këtë aventuriere të pamëshirshme, të pangopur, të uritur për famë, që luante familjen mbretërore si një fyell. E tillë është dëshira e saj e pangopur për të hyrë në ciklin e lajmeve. Në fillimin e pjesës së dytë dhe fatmirësisht të fundit të serialit të bezdisshëm, të mërzitshëm dhe çuditërisht narcisist, Megan e përshkruan veten si një punonjëse pallati, një organizatë aliene. Unë do të thosha se është më shumë si një virus, dhe veçanërisht ngjitës”, shkroi ai për Markle.

“Por zemërimi im për veprimet e saj cinike kundër familjes mbretërore nuk është asgjë në krahasim me atë që ndjej për Harry-n”, shkroi Morgan në artikullin e tij dhe nisi një sulm të ashpër ndaj Princit Harry.

“Zemërimi im i vërtetë është me Harry-n, tradhtia e të cilit ndaj familjes dhe vendit të tij është zbuluar në detaje të tmerrshme. Duke e parë atë të sulmonte publikisht vëllanë e tij, Uilliam, duke pretenduar se ai e dëboi atë nga Britania, më pas duke e quajtur babanë e tij, mbretin Charles, gënjeshtar dhe madje duke kritikuar gjyshen e tij, Mbretëreshën Elizabeth, se nuk bëri asgjë për ta ndihmuar atë”.

Në mbyllje, gazetari kishte thënë: “Dhe të shoh atë duke ushqyer narrativën e rreme, por tepër të dëmshme, se Britania është një vend racist, i udhëhequr nga një familje mbretërore raciste, absolutisht më tërboi. Është e qartë nga ajo që kam parë (dokumentari), ose më mirë thënë, kam duruar të shoh, në të gjithë serialin këta dy mashtrues të paturpshëm. Arsyeja kryesore që ata ishin kaq të vendosur për të mbrojtur privatësinë e tyre është sepse donin ta shisnin vetë”

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

Sali Berisha e vrau opozitën

Nga Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm...

Mix2 ditë më herët

10 vendet më të bukura që mbrohen nga UNESCO dhe që duhen vizituar një herë në jetë!

Duhet diçka e veçantë për t’u futur në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Që nga shpallja e...

Mix2 ditë më herët

Etiketat po ju mashtrojnë? Si të dalloni kollaj nëse vaji i ullirit është 100% i pastër

Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump ndjek fjalimin e Biden në avion: Shumë i keq, mezi kuptohet!

Donald Trump ishte brenda avionit të tij personal në momentin e fjalimit të Joe Biden, pas një takimi në Karolinën...

Radar2 ditë më herët

NBC News: Obama së shpejti do të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris!

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pritet që “së shpejti” të shpallë mbështetjen e tij për Kamala Harris, për emërimin e kandidates demokrate...

Mix2 ditë më herët

Një listë me emra të rrallë dhe specialë për vajza ^.^

Nëse jeni duke kërkuar për një emër të rrallë për emrin e bebushes suaj, duhet që të kaloni nga “shtigje”...

Mix2 ditë më herët

Halle Berry nderon 20-vjetorin e Catwoman me foto tejet provokuese!

Halle Berry 57-vjeçarja ka patur rolin kryesor në filmin Catwoman të vitit 2004, dhe së fundmi me rastin e 20-vjetorit...

Mix2 ditë më herët

Selena Gomez ndan me publikun momente intime nga jetesa ne Benny Blanco!

Selena Gomez e quajti Benny Blanco “dashuria e jetës sime” në Instagram në fillim të kësaj jave, dhe tani ajo...

Mix2 ditë më herët

Brenda shtëpisë së Harry dhe Meghan në Londër!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë jetuar në Frogmore Cottage në pasurinë Windsor që kur u transferuan në SHBA...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e...

Facebook