Lidhu me ne

Mix

E dini cila është diferenca ideale mes partnerëve për një martesë të lumtur?

Një bashkëshort i ri dhe tërheqës nuk mund të të bëjë të lumtur gjatë gjithë jetës, sipas një studimi të ri. Një studim i ri ka zbuluar se sa më e madhe të jetë diferenca mes një çifti, aq më shumë shtohen problemet e një martese të lumtur, ndërsa ato çifte që kanë diferencë mes tyre brenda një dekade, kanë gjasa për të qenë të lumtur për një kohë të gjatë.

Për më tepër, studimet paraprake sugjerojnë se dëshira për një partner shumë më të ri është kryesisht një gjë djaloshare. Në 2001-shin, për shembull, punonjësit socialë holandezë pyetën burra dhe gra në vitet 20, 30, 40, 50 dhe 60 të tyre, se çfarë konsideronin ata moshën ideale për një partner afatgjatë. Të dyja gjinitë, preferuan bashkëshortë të përshtatshëm për moshën, por burrat, siç pritej, preferonin partnere më të reja kur bëhet fjalë për histori të shkurtra.

Për këtë studim, McKinnish analizoi për 13 vjet 8,682 familje në Australi. Rezultoi se burrat dhe gratë me partnerë të rinj ishin më të kënaqur me martesat e tyre në fillim, burrat dhe gratë me bashkëshortët më të vjetër ishin më pak të kënaqur. Fatkeqësisht, këta burra dhe gra të kënaqur me bashkëshortë më të rinj nuk kanë ku të shkojnë, por poshtë. Pasi martesat e tyre arrinin diferencën nga gjashtë deri në 10-vjeçare, boshllëqet më të mëdha në moshë panë një rënie shumë të mprehtë të kënaqësisë – veçanërisht kur kishte probleme parash.

“Ka të ngjarë që çifte të tilla me diferenca të mëdha moshe të jenë më të prekshme nga goditjet ekonomike, pasi ato kanë të ardhura familjare relativisht më të ulëta në krahasim me çifte me moshë të ngjashme, dhe gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë familje me pak të ardhura “,- tha për studimin Ëang Sheng Lee. nga Universiteti Deakin, në Australi.

Sa i përket diferencës ideale të moshës për lumturinë martesore, Lee dhe McKinnish janë të pasigurt. Një studim i mëparshëm tregon se “pika e ëmbël” mund të jetë rreth një vit. Çiftet me një vit diferencë mes tyre kishin një shans prej 3 për qind për ndarje, krahasuar me 18 për qind për çiftet që kanë një diferencë 5 vjet, 39 për qind për çiftet që kanë një diferencë me 10 vjet dhe 95 për qind për çiftet që kanë 20 vjet diferencë.

Prapëseprapë, këto numra paraqesin mesatare dhe tendenca, por nuk mund të jenë parashikues të suksesit martesor. “Nëse dikush është konservator dhe beson në statistika mbi mesataret si një udhëzues, atëherë të kesh një hendek më të vogël në moshë, një martesë më të predispozuar për të qenë e sukseshme”,- thotë Lee. Por “gjithmonë do të ketë përjashtime nga norma.”

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook