Lidhu me ne

Radar

Veliaj krenohet me fidanet e mbjella në Tiranë/ “Ju bëni shaka, por ato janë rritur, bëjnë hije”

Veliaj krenohet me fidanet e mbjella në Tiranë/ “Ju bëni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditën e sotme nisjen e javës së Teknologjisë Tirana-Tel Aviv, qëllimi i së cilës është njohja e sipërmarrësve izraelitë me teknologjinë dhe bizneset kryesore të kësaj fushe si dhe krijimi e urave të bashkëpunimit.

Në këtë nismë kanë marrë pjesë 88 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli.

Veliaj bëri të ditur se bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit janë hapur thirrje për start up-et apo kompanitë, dhe ato të cilat duan të marrin pjesë mund të vendosen te Piramida e Tiranës.

“Bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit kemi hapur një thirrje te Piramida, për start up-et apo kompanitë që duan të vendosen aty. Sigurisht, kemi rezervuar 1/3 e hapësirës për qendrën “Tumo”, ndërkohë 1/3 do të jenë shërbime. Pra, ne duam që kompani të stabilizuara të rekrutojnë që në moshë të vogël talente nga qendra “Tumo”. Gjithashtu, sapo kemi marrë pjesën e fundit të tokës te “Zona e Lirë Ekonomike” në Kashar. Është një hapësirë ideale, sepse lidhet fare mirë edhe me rrugën e Kombinatit, në Jug të Tiranës, edhe me një zonë shumë të madhe si “Astiri”, ku një pjesë e të rinjve fillojnë jetesën e tyre në Tiranë. Është shumë afër zonave të banuara, ku jetojnë shumë të rinj, që merren me aktivitete të tilla, po ashtu është e lidhur me autostradën. Është shumë afër aeroportit dhe shumë afër portit”, tha ai.

Veliaj ndër të tjera ka përmendur edhe fidanet e pemët e mbjella duke rikujtuar se ato sot janë rritur dhe vlejnë për diçka, për të bërë hije.

“Ftesa për sot është të bëjmë histori, jo histeri. Unë besoj se edhe në Izrael, edhe në Shqipëri, ne prodhojmë pa fund histeri brenda, por kur vjen puna te marrëdhëniet me jashtë duhet të prodhojmë histori; ndaj do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe janë vërtet 88 mundësi për të mbjellë 88 fidanë. E di që të gjithë bëjnë shaka me ato pemët e Lalit, por ata fidanë sot janë rritur, po bëjnë hije dhe në ditë si sot me shi, kur shohim si kanë çelur sythat, ia ka vlejtur fidani që mbollëm para 5-6 vitesh”, u shpreh ndër të tjera.

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore2 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore12 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike12 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar12 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 vit më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook