Lidhu me ne

Mix

Ushqimet që shkaktojnë fryrje në stomak dhe zgjidhjet natyrale

Fryrja në stomak ndodh kryesisht pas të ngrënit.

Ajo u ndodh shumë njerëzve, përfshirë ata që ushqehen shëndetshëm dhe besojnë se kanë zgjedhur ushqimet e duhura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaktarët kryesorë të fryrjes abdominale apo të barkut.

Sa më shumë të dini e të lexoni për këtë çështje, do t’ju ndihmojë të menaxhoni situatën më mirë.

Qepët

Shumë njerëz kanë vështirësi në tretjen e qepës, sidomos asaj që hahet e pagatuar.

Qepa nxit formimin e gazrave në stomak dhe shkakton fryrje dhe dhimbje.

Nëse vëreni që qepa shkakton fryrje, AgroWeb.org ju sugjeron që qepën ta hani të gatuar, ose ta zëvendësoni me erëza dhe barishte të ndryshme.

Çokollatat Me Drithëra

Shumë prej drithërave të ndryshëm që shiten në paketime të thjeshta, pretendojnë të jenë të shëndetshme.

Megjithatë, asto përmbajnë një proteinë që nxit fryrjen dhe gazrat.

Proteinat në këto drithëra të shpejtë nuk duhet të jenë prej soje.

Thjerëzat

Thjerëzat përmbajnë nivel të lartë fibre, sheqerna të patretshëm dhe acid fitik që shkakton fryrje.

Përpara përdorimit, zhytini thjerëzat në ujë të ftohtë me pak uthull ose lëng limoni dhe do të përjetoni më pak fryrje.

Supat e Gatshme

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, supat e gatshme përmbajnë shumë kripë dhe nxisin akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe fryrjet.

Supa duhet të jetë e freskët dhe e bërë në shtëpi.

Atë më pas mund ta ruani edhe në frigorifer.

Frutat e Thata

Fruta e thata kanë një përmbajtje të lartë fruktoze.

Njerëzit me stomak të ndjeshëm kanë vështirësi në tretjen e tyre.

Kësisoj, ato fermentohen në stomak duke shkaktuar fryrje dhe gazra.

Mund t’i konsumoni por kujdes me sasinë. Një grusht arrorë në ditë është mjaftueshëm.

Agrumet e freskëta dhe frutat e pyllit kanë një përmbajtje të ulët fruktoze.

Lakrat

Lakrat kanë tendencën të fermentohen në stomak.

Tek një stomak i ndjeshëm, ato shkaktojnë fryrje, dhimbje abdominale, urth, tejngopje dhe të përziera.

Lakrat duhen ngrënë të gatuara, ose edhe turshi, pasi treten më mirë.

Ushqime Të Tjera

Elbi, gruri, hurmat e Arabisë, qitro, frutat me bërthamë, fasulet, hudhra dhe perime të tjera përmbajnë fibër e cila është e mirë për tretjen në përgjithësi.

Megjithatë, këto fibra nuk treten lehtë dhe shkaktojnë fryrje

Kjo është e gjitha në varësi të baktereve që karakterizojnë florën intestinale.

AgroWeb.org ju këshillon gjithsesi të keni kujdes me sasinë.

Zgjidhjet Natyrale Kundër Fryrjeve

Çaji i nenexhikut, kanella, koriandra, hudhra, xhenxhefili, bari i bletës, arrëmyshku, majdanozi janë të rekomandueshëm kundër fryrjeve dhe për qetësimin e stomakut.

Konsumoni ushqime të pasura me probiotikë siç janë turshia dhe kosi për të përmirësuar florën bakteriale në stomak.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook