Lidhu me ne

Mix

Përse nuk i duroni dot zhurmat e të ngrënit? – Sëmundja që shkakton zemërim

E keni parasysh momentin kur dikush mbllaçitet pranë jush? Për disa persona, kjo zhurmë është e lehtë për tu injoruar. Megjithatë, shumë njerëz acarohen dhe bezdisen prej këtyre tingujve.

Një reagim i tillë njihet si misofonia dhe ka të bëjë me një reagim të tepruar emocional ndaj një zhurme ose tingulli të caktuar.

Përveç mbllaçitjes, ka njerëz që acarohen nga frymëmarrja e zhurmshme, por edhe gërvishtja e sipërfaqeve të ndryshme me thonj.

Një studim britanik ka arritur të zbulojë se çfarë ndodh në trurin e njeriut kur dëgjon zhurma të tilla bezdisëse.

Çfarë  Thonë Ekspertët?

Në studim u përdorën rrezet X për të analizuar trurin e 20 personave që vuajnë nga misofonia dhe 22 të tjerëve që nuk reagojnë ndaj tingujve dhe zhurmave të lartpërmendura.

Gjatë eksperimentit, të gjithë pjesëmarrësit ishin të detyruar të dëgjonin tinguj të ndryshëm si ai i shiut, ulërima, frymëmarrje, mbllaçitje apo edhe gërvishtje.

Më pas, grafitë treguan se në rastin e personave të prekur nga misofonia, pjesa e trurit që bashkëlidh shqisat me emocionet ishte më tepër aktive se tek personat e tjerë.

Një nga studiuesit e këtij eksperimenti i tha BBC-së se truri i njerëzve që vuajnë nga misofonia, ndizet nga zemërimi dhe rraskapitet nga këto zhurma e tinguj.

“Emocioni që mbizotëron në rastin kur dikush dëgjon dikë që mbllaçitet nuk është thjesht neveri. Është zemërim i pastër. Ngjan si një reagim normal, por pastaj merr përmasa më të mëdha,” tha Dr. eksperti Sukbinder Kumar në një intervistë për BBC-në.

A Ka Trajtime Për Misofoninë?

Ekspertët thonë se për këtë çrregullim nuk ka trajtime të mirëfillta.

Megjithatë, njerëzit mund të gjejnë mënyra për tu mbrojtur nga një reagim i tepruar emocional duke mbajtur kufje veshësh.

Këto reagime emocionale ndaj mbllaçitjes dhe jo vetëm kanë tendencën të përkeqësohen nga konsumi i alkolit dhe kafeinës.

Ekspertët shpresojnë që të kryejnë studime të mëtejshme për të kuptuar më qartë këtë çrregullim që nuk diagnostikohet dot dhe për të ofruar trajtime specifike ndaj tij.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook