Lidhu me ne

Mix

3 këshilla për të jetuar të lumtur

3 këshilla për të jetuar të lumtur – Revista Psikologji

Lumturia është një gjendje e natyrshme e trurit dhe prodhohet nëse veprojmë në mënyrën e duhur. Ja disa këshilla praktike për të eliminuar pengesat që ju largojnë nga lumturia, për t’u ndier mirë me veten dhe për të qenë në harmoni me botën.

Jini pozitivë | Barbara Fredrickson, profesoreshë psikologjie rekomandon se duhet të jeni pozitivë. “Sjellja pozitive ju bën më të bukur dhe më të shëndetshëm, favorizon uljen e tensionit, pakëson dhimbjen, ul rrezikun e sëmundjeve virale, si dhe garanton cilësi më të mirë të gjumit. Rritni numrin e ndjenjave pozitive dhe shumë shpejt do të përfshiheni nga pozitiviteti. Gjeni kohë për të zbuluar anën pozitive të çdo situate. Mos u ankoni dhe as mos arrini në përfundime negative për veten. Çfarëdolloj shpërqendrimi i shëndetshëm që mund t’ju ngrejë humorin – disa minuta vrap apo aktivitet fizik – është një zgjedhje e shkëlqyer”.

Çlodhuni dhe mendoni | Daniel Goleman, psikolog dhe shkrimtar nga Massachusetts sugjeron: “Meditimi ju ndihmon të menaxhoni me lehtësi reagimin ndaj stresit dhe për ta marrë veten më shpejt kur kaloni ngjarje traumatizuese. Këtu qëndron çelësi i lumturisë. Në një studim, disa njerëz që bënin punë shumë stresuese, ndoqën një kurs meditimi për tetë javë dhe në fund të eksperimentit rrëfyen se ndiheshin më të lumtur dhe se kishin kujtuar se cila ishte arsyeja pse ata e pëlqenin punën e tyre në fillimet e saj. Edhe fillestarët mund të përfitojnë nga meditimi, por duhet praktikë. Disa vite më parë kalova një mbrëmje me Yongey Mingyur Rinpoche, murgun tibetian i njohur si ‘njeriu më i lumtur në botë’. Si ka arritur në këtë nivel? Me ushtrim të vazhdueshëm. Pas takimit me të kuptova se e merrte veten menjëherë pas kundërshtive dhe mosmarrëveshjeve. Mbi këtë aftësi rehabilitimi shkenca dhe studiuesit bëjnë llogaritjet për parametrat e lumturisë.”

Kultivoni optimizmin | Sonja Lyubomirsky, profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë sugjeron të tregoheni të lumtur: “Kam zbuluar se nivelin e lumturisë mund ta ndikojmë nëpërmjet mënyrës se si veprojmë dhe mendojmë. Kam zbuluar disa aktivitete që na bëjnë të lumtur, të gjitha gjëra që njerëzit e kënaqur mund t’i bëjnë spontanisht. Shprehni mirënjohjen, kultivoni optimizmin, evitoni çdo formë obsesiviteti, jini të sjellshëm, gjeni kohë për miqtë, zhvilloni strategji për të përballuar vështirësitë, mësoni të falni, apasionohuni ndaj ndonjë aktiviteti dhe jini të gatshëm të zbuloni horizonte të reja, shijoni kënaqësitë e jetës, synoni gjithmonë kundrejt objektivave të rëndësishëm. Dhe në fund, praktikohuni!”

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook