Lidhu me ne

Mix

Si të shëndoshem? Dieta për të fituar peshë me ushqimet më të shëndetshme

Ashtu siç ka njerëz që ankohen për shëndoshjen, ka edhe nga ata të tjerë që e kanë ëndërr të shtojnë ndonjë kile më shumë. Artikulli i sotëm u dedikohet këtyre të fundit. Ja se çfarë duhet të keni parasysh…

Nëse është e vërtetë se humbja në peshë është një gjë shumë e vështirë, po aq e vërtetë është edhe fitimi i disa kileve të tepërta! Gjithsesi, mos t’ju shkojë në mendje se për t’u shëndoshur duhet të konsumoni ushqime me shumë yndyrë dhe aspak të shëndetshme, që përveç kalorive, në trup çojnë edhe toksina të dëmshme.

Një dietë e ekuilibruar, me pak kalori dhe disa ushtrime fizike për të forcuar muskujt, janë perfekte për të qenë në formë dhe për të pasur fizikun që gjithmonë keni dëshiruar.

Këshilla për të fituar peshë

Së pari, ashtu si edhe në rastin e atyre që duan të dobësohen, është shumë e rëndësishme që të bëni ushtrime aerobike, duke ndjekur këshillat e një trajneri personal. Fitnesi duhet t’ju ndihmojë që të forconi tonalitetin e muskujve dhe të rrisni masën e tyre dhe jo masën yndyrore!

Por, për një femër formimi i muskujve është më shumë impenjativ sesa për një mashkull; testosteroni, hormoni përgjegjës i rritjes muskulore prodhohet 30 herë më shumë te meshkujt sesa te femrat. Ndaj është e rëndësishme që të “armatoseni” me shumë durim dhe të programoni të paktën tri vajtje në palestër çdo javë: mos u stërvitni për më shumë se një orë, sepse tërheqjet fizike shpeshherë mund të jenë kundër produktive. Konsistenca është thelbësore: duhen disa muaj përpara se të vëreni ndryshimet e para të konsiderueshme.

Dieta për t’u shëndoshur

Për sa i takon ushqyerjes, përveç tri vakteve normale, të cilët nuk duhen tejkaluar asnjëherë (mëngjesi, dreka, darka) është mirë që të hani të paktën edhe dy vakte të vogla të ndërmjetme mes mëngjesit-drekës dhe mes drekës-darkës. Preferoni ushqimet që përmbajnë proteina: arrat, lajthitë, bajamet dhe stikat e pishës shumë të pasura me vitaminë E. Domethënë, ideale do të ishte të hanit një mëngjes të bollshëm dhe të konsumoni fruta të shtrydhura me mjaltë.

Të vazhdonit me një drekë me bazë karbohidrate, si për shembull të hanit një pjatë me makarona me salcë domatesh, e ndjekur nga pas me akullore ose çokollatë, ndërsa për darkë të konsumonit mish ose peshk me perime. Ushqimet tuaja gatuajini në furrë, të pjekura ose të ziera dhe jo të skuqura (fërguara në vaj).

Për shembull, patatet e skuqura nuk do t’ju shëndoshin në mënyrë të shëndetshme, por ju mund të shtoni në peshë edhe nëse i konsumoni të ziera. E rëndësishme është të konsumoni porcione më të mëdha. Mos kini frikë të konsumoni sallatë gjatë vakteve, të cilën mund ta pasuroni me proteina dhe kalori, duke i hedhur karota, misër, avokado, djathë e të tjera.

Shtoni konsumin e bukës bashkë me sasinë e ushqimit ose konsumoni makarona apo pilaf në vend të saj. Supave mund t’u shtoni lëng mishi, krem ose qumësht. Edhe konsumi i ujit është i rëndësishëm, por këtë mos e bëni bashkë me ushqimin, por gjysmë ore para ose pas tij. Pijet me acid mund të shtojnë sasinë e kalorive, por kini parasysh se ato nuk janë një zgjidhje e shëndetshme. Në vend të tyre mund të konsumoni qumësht, jogurt me fruta, lëng frutash, dhallë.

Ushtrime dhe fitnes për të shtuar në peshë

Edhe fitnesi mund të bëhet i dobishëm për t’u shëndoshur. Kujtoni gjithmonë se nuk mjafton vetëm një dietë e mirë për të vënë disa kile më tepër. Ju duhet të gjeni kohë edhe për të tonifikuar muskujt, për ta bërë trupin tuaj të duket në formën më të mirë e më të shëndetshme. Por, në këtë rast, nuk janë të këshillueshme ushtrimet aerobike që kanë tendencë t’ju dobësojnë. Ndaj, ne këshillojmë që të preferoni gjithmonë ushtrimet, të cilat forcojnë muskujt dhe definojnë mirë format. Duhet të keni si qëllim që të shëndoshni muskujt e vitheve, por edhe ato të barkut, të këmbëve e krahëve, për të pasur fizikun që keni ëndërruar gjithmonë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook