Lidhu me ne

Kioske

Skulptori i Rilindjes

Skulptori i Rilindjes

Skulptori i Rilindjes

Nga Elvi Fundo

Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostudios së dikurshme, në dialogun midis Violeta Manushit dhe Vasillaq Vangjelit, dy emblema të skenës dhe kinematografisë shqiptare, ka një prezantim në njërën nga sekuencat e filmit.

Kur Violeta e pyet Vason nëse ishte piktor, Vaso i përgjigjej me një gradë më lart, skulptor. Bënte qen, kuaj me çizme meksikane, breshka dhe zhaba në allçi.

Në fakt, kjo skenë filmi na tregon se Erion Veliaj dhe banda e tij e drejtorëve të arrestuar, pjesërisht, pasi ka ende të tjerë të lirë, janë një gradë më lart se piktori, simboli i Rilindjes.

Banda e Erion Veliajt është banda e skulptorit.

Patjetër që është një gradë më lart se ajo e piktorit. Piktorit i kanë rënë shumë dëshmorë dhe Edi Rama ka pasur viktima rrugës, ish-ministra, kryebashkiakë, etj., ndërsa Erion Veliaj, përtej një ministri, është ngritur një gradë më lart se kryeministri, ka ngritur strukturën e tij, njerëzit e tij. SKULPTOR.

Pse po e quajmë Veliajn skulptor dhe po i japim një gradë më lart?!

Sepse Erion Veliaj ka marrë nga rruga ç’ka mundur, ç’ka gjetur, 99-ça, njerëz që luftuan Partinë Socialiste në 2005-ën, ka marrë nga rruga njerëz pa asnjë kontribut politik, të cilëve u ka dhënë grada, i ka bërë drejtorë, i ka bërë biznesmenë dhe drejtorë, jo në një pozicion, por në disa, duke i qarkulluar.

Kush shërbente më mirë, shpërblehej më shumë. Njerëz që shpikën skemat nga përqindjet e marra nga tenderët kaluan në pronarë të tenderëve dhe përveçse kontrollonin Komisionet e Vlerësimit të Ofertave (KVO) filluan t’i fitonin tenderët vetë.

Dhe këtu nuk përfshihet vetëm Mariglen Qato, nuk është vetëm Redi Molla, janë thuajse të gjithë drejtorët dhe struktura e Bashkisë së Tiranës.

Kjo komandë menaxhuese e Bashkisë së Tiranës është edhe struktura elektorale e Erion Veliajt.

Skema të këtilla për të fituar tenderë, për të emëruar persona pa kontribute politike, për t’i futur më pas në politikë, për ti bërë miliarderë me taksat e shqiptarëve të varfër, janë të qarta skema kriminale, të cilat korrupsionin nga një instrument i thjeshtë përfitimi për xhepat e kthejnë në një instrument më të madh politoko – kriminal, në një grup të strukturuar kriminal.

Kjo sepse në rastin e Tiranës kemi disa drejtorë që bashkëpunojnë, janë ortakë në të njëjtat subjekte, kontrollojnë komisionet, fitojnë tenderët, ndajnë paratë, shkojnë në fushatë, akuzohen se blenë zgjedhjet, kur i dalin faktet dhe provat kanë dhe kurajën që të bëjnë edhe kallëzime e më pas përfundojnë pas hekurave të SPAK-ut me fakte dhe prova. 

Të gjetur, të emëruar, të komanduar nga SKULPTORI VELIAJ.

Këto fakte dhe prova Erion Veliaj kërkon t’i shmangë me fjalinë se ai nuk është pronar i hotelit në Durrës.

Veliaj, pronari i drejtorëve hajdutë

Po, Erion Veliaj nuk është djali i Ahmadinexhadit, është e vërtetë, ashtu sikundër nuk është me letra pronar i hotelit, por një është e vërteta e madhe:

Erion Veliaj është kryetari i drejtorëve hajdutë të arrestuar nga SPAK-u. Erion Veliaj është kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj është administratori i kryeqytetit, njeriu që administron, që emëron, që shkarkon dhe që vlerëson punën e drejtorëve.

Ka audit, ka struktura, ndërkohë këta hajdutë që SPAK-u i ka pas prangave, Erion Veliaj i qarkullonte sa në një drejtori në një tjetër, nuk i kontrollonte, por i linte të lirë të abuzonin duke qenë në dijeni shumë herë në shumë raste për punën e tyre kriminale, për aktivitetin e tyre korruptiv.

Ndaj dhe Erion Veliaj ka përgjegjësinë e tij, jo thjesht dhe vetëm morale, siç pretendohet. Ai mund të mos jetë pronari i hotelit, por është drejtori, kryetari, menaxheri, emëruesi i përbashkët i të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, sepse është ai që i ka firmosur, i ka komanduar, kontrolluar dhe ka ndarë detyrat me ta.

Veliaj ka ndarë korrupsionin me ta, ka ndarë krimin me ta, sepse i ka mbrojtur publikisht, atë që SPAK-u e ka kapur tashmë sepse në Bashkinë e Tiranës gjithçka është zhvilluar brenda dyerve të institucionit dhe  jashtë saj dhe Erion Veliaj ka qenë në dijeni në shumë raste.

Ndaj jemi përballë faktit se Erion Veliaj është skulptori jo piktori. Skulptori Veliaj ka ngritur një gradë më lart vjedhjen dhe korrupsionin me drejtorët e tij hajdutë…

/CNA

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook