Lidhu me ne

Mix

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të madhe të njerëzve gluteni u shijon shumë. Për të tjerët pas ngrënies fillon tortura me dhimbje barku, të vjella, dhe simptoma të tjera të pakëndshme. Numri i njerëzve që nuk e durojnë dot glutenin është duke u shtuar.

Për këtë dëshmojnë jo vetëm të dhënat nga vende si Finlanda. Një analizë kuantitative e vitit 2020 tregon po ashtu se dekadën e fundit gjithnjë e më shumë njerëz janë sëmurë me sëmundje celiake, një lloj forme e keqe e mungesës së tolerancës për glutenin.

Por sëmundja mund të mos jetë që në fillim celiake. Mund të ndodhë që edhe alergjia ndaj grurit ose ndjeshmëria e ashtuquajtur sensitivitet joceliak ndaj glutenit të jenë shkaqet e simptomave të rënda. A është gluteni pra djalli vetë, nga i cili ne duhet të distancohemi sa të mundemi?

Çfarë është gluteni?

Gluteni nuk është gjë tjetër, por një proteinë që shfaqet te drithërat. Në prodhimet me miell gruri ai luan rol në kthimin e brumit në brum të shtrueshëm për t’u hapur në petë ose për ta thurur. Krah grurit, elbit dhe thekrës, gluteni ndodhet edhe te lloje të tjera drithërash origjinalë dhe drithërash të kryqëzuar si: Gruri i mbuluar ose spelte, Triticum Spelta, Gruri i dytë, grurërat e forta, Gruri i mbuluar, Emmer Triticum dicoccum, Gruri Tepa Triricum monococcum, Gruri korasan, Një lloj i veçantë gruri spelte, Triticale, gru hibrid krijuar nga modifikimi i grurërave të para.

“Gluteni është shumë interesant sepse ka veti shumë të mira funksionuese dhe bën që me grurin të mbruhet një bukë shumë e mirë,” thotë Katharina Scherf. Ajo është profesore për kiminë ushqimore në Institutin e Lajbnicit për biologjinë e sistemeve ushqimore në Universitetin Teknik të Mynihut. Gluteni është një nga fushat kryesore të studimit të saj. “Përndryshe, gluteni shkakton sëmundje të caktuara.”

Çfarë shkakton gluteni në trupin e njeriut?

“Ekzistojnë tri forma mungese tolerance për grurin,” thotë Scherf. Njëra është alergjia ndaj grurit, që është një alergji klasike lëndësh ushqimore, gjë që mund të vërehet me shfaqjen e antitrupave të caktuara në gjak. Këto të ashtuquajturat imunoglobina E (IgE) krijohen në trupin e njeriut që reagon alergjik ndaj një ose shumë proteinave.

Sipas shkollës Harvard School of Public Health, simptomat e një alergjie të tillë janë kruarja dhe fryrja e gojës, fytit ose në rastet e reaksioneve të rënda alergjike mund të ketë marrje fryme, të vjella, shtrëngime në trup e deri te shkatërrim të sistemit të qarkullimit të gjakut. “Alergjia nga grurit ndosh te fëmijët më shpesh se te të rriturit,” thotë Scherf. Alergjitë mund të „shërohen” me kalimin e viteve dhe të zhduken.

Ndryshe nga alergjia ndaj grurit, prova për të dëshmuar të ashtuquajturën sensitivitet joceliak ndaj glutenit, është më e vështirë, thotë Scherf. Te simptomat bëjnë pjesë dhimbjet e barkut që shkaktohen nga fryrja ose bllokimi i jashtëqitjes, diareja dhe lodhja. Të rriturit preken më shpesh se fëmijët. Deri tani nuk ekziston ndonjë provë për të diagnostikuar sensitivitetin joceliak ndaj glutenit.

Çfarë është sëmundja celiake?

Kjo sëmundje është e studiuar më mirë nga të tjerat që kanë lidhje me mungesën e tolerancës ndaj glutenit. Sipas Shoqatës Gjermane të Celiakisë, Celiakia vetë nuk është as alergji, as mungesë tolerance për grurin apo glutenin. Në rastin e celiakisë gluteni shkakton një reaksion autoimunitar ku antitrupat sulmojnë qelizat e veta.

Celiakia ka pjesërisht prejardhje gjenetike. Por, “shumë njerëz megjithëse i kanë parakushtet përkatëse gjenetike, nuk sëmuren nga celiakia,” thotë Katharina Scherf.

Si provohet mungesa e tolerancës ndaj glutenit ose celiakia?

Celiakia ose alergjia ndaj grurit mund të dëshmohen nga testi i antitrupave në gjak. Shpesh zgjat megjithatë shumë kohë derisa të prekurit nga sëmundja diagnostikohen me celiake, thotë Scherf. “Pikërisht te të rriturit shpesh simptomat nuk janë tipike për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve.” Në vend të tyre shfaqen lodhje dhe rraskapitje, që shpjegohen me shkatërrimin e lëkurës së zorrëve dhe mungesës së marrjes së ushqimit që shkaktohet prej tij.

“Megjithatë diagnostika është përmirësuar dukshëm,” thotë Katharina Scherf. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja që numri i pacientëve të sëmurë me celiaki është në rritje.

Gjatë sensitivitetit joceliak ndaj glutenit nuk ka antitrupa specifikë që të dëshmojnë sëmundjen. Në raste dyshimi ndihmon vetëm heqja dorë nga përdorimi i produkteve që përmbajnë gluten. „Deri tani nuk ka alternativa të tjera përveç dietës pa gluten”, thotë Scherf.

Pa gluten janë për shembull: Misri, Orizi, Gruri i llojit millet proso, Kuinoa, Amaranthi, Tërshëra e pakontaminuar

Mund të thuash shumë kollaj përdor ushqim pa gluten, por nuk është aq e thjeshtë. “Njeriu duhet të merret shumë me temën e ushqimit,” thotë kimistja ushqimore. Sepse gluteni fshihet si lëndë lidhëse ose si emulgator në shumë ushqime të gatshme.

Lajmi i mirë është se me heqjen dorë nga gluteni zhduken edhe simptomat e pakëndshme të shoqëruara me dhimbje. Edhe vetë zorrët e sëmura nga celiakia shëndoshen sërish në pjesët më të shumta të rasteve.

Duhet thënë se gluteni nuk është i dëmshëm për të gjithë ata njerëz që nuk janë alergjik ndaj grurit dhe kanë tolerancë për të.

/DW

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix4 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix4 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix4 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix4 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix4 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix4 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix4 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix4 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar4 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook