Lidhu me ne

Aktualitet

Deputetët e PD-së të ndarë në qëndrime për gatishmërinë e Argita Malltezit për drejtimin e partisë


Gatishmëria e shprehur nga Argita Malltezi për t’u angazhuar me kohë të plotë në politikë, pa përjashtuar më si dikur as drejtimin e Partisë Demokratike, ka sjellë reagime të ndryshme të grupit parlamentar.

Të pyetur nga A2CNN, Ferdinand Xhaferri është mes atyre që hapur kundërshtojnë idenë e kalimit të lidershipit nga Sali Berisha te e bija.

“E para njëherë është trashëgimia politike, që nuk është gjë pozitive. E dyta Berisha ka qenë kryetar, presidenti, kryeministër dhe në mënyrë të padiskutueshme brenda kësaj PD-je të mbetur është një garë e pabarabartë nëse do konkurrojë me çdo individ.

Si mundësi e hapur është, por nisur nga këndvështrimi tjetër se çfarë i duhet sot PD-së dhe opozitës mendoj nuk është një skenar që ka shanse që mundtë ekzekutohet me sukses dhe këtë gjë e kupton më mirë zonja Berisha.”

Nga grupi i deputetëve që mbështet Gazment Bardhin, nënvizohet nevoja për garë të ndershme.

“Përmes garës të gjithë janë të mirëpritur. Duhet një garë e ndershme dhe e drejtë. Unë besoj se demokratët janë aq të ndërgjegjshëm për ta bërë një gjë të tillë”, tha Zheni Gjergji.

Më të butë në qëndrime janë ata që njihen si mbështetës të Berishës.

“Çdokush lejohet të garojë. Gara është e ndershme kur plotësohen kushtet, nëse të gjithë do të jenë të barabartë. Çdo anëtarë i PD është i lirë të kandidojë. – A është trashëgimi politike? -Nëse fiton… por ajo e meriton”, u shpreh Albana Vokshi.

“Demokracia do të thotë votë, kushdo të  futet të votojë, të dalë dhe të fitojë. Garat i bëjnë mirë demokracisë”, deklaroi Asllan Dogjani.

“Këtu ndryshon PD nga Partia Komuniste, Socialiste, se në këtë parti mund të kandidojë gjithsecili”, tha Xhelal Mziu.

Të tjerë, i shmangen mbajtjes së qëndrimeve. “Ne kemi kryetar Sali Berishën, kur të hapet gara flasim”, pohoi Ina Zhupa.

“Unë nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, por një herë tjetër do të përgjigjem për të gjithë zhvillimet në PD”, tha Jorida Tabaku.

Belind Këlliçi ishte i pari nga njerëzit pranë Berishës, që u pozicionua hapur kundër trashëgimisë së lidershipit.

“E bëmë njëherë një gabim, me dikë që u vendos aty në formën e një trashëgimtari dhe ju fal drejtimin e Partisë Demokratike. Nuk e ka më luksin Partia Demokratike të trashëgojë askush pozicionin e drejtuesit të mëparshëm”, nënvizoi ai.

Edhe deputeti Dashnor Sula është shprehur kundër, duke e cilësuar si goditje ndaj opozitarizmit.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook