Lidhu me ne

Kioske

Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë

Çuçi: Në Shqipëri ka vetëm të partive, jo të majtë dhe të djathtë. Tek ne ka autocensurë

Pedagogia Ornela Çuçi ndan bindjen se në vendin tonë nuk ka ide të majta ose të djathta dhe as të qendrës, por ka parti, ku çfarëdo që thotë partia, duhet mbrojtur ose jo.Edhe nëse nuk ke interesa ose duhet të jesh me njërin, ose me tjetrin. Nëse shkon në ujërat e qeverisë o sa mirë, nëse shkon në ujërat e opozitës o sa mirë prapë.

Në Shqipëri duhet të jesh o këtej o andej. Paçka se në Shqipëri nuk ka të majtë ose të djathë, por marrin ca ide.

Unë kam dalë në televizion për herë të parë për importin e mbetjeve, e kisha studiuar dhe kisha dalë në konkluzion se Shqipëria nuk ka mbetje dhe nëse nuk importojmë nuk mund të riciklojmë dhe këto tonat, këto ishin gjetjet e mia në doktoraturë.

Kur unë dola dhe fola u cilësova direkt e majtë, por unë njësoj kam menduar dhe në qeverinë e djathtë.

Ka qenë importi i mbetjeve, nuk ka lidhje me inceneratorët.

Në një intervistë për emisionin “Bilardo” në MCN TV, ajo tha se nuk mendon se nuk ka tender që nuk mund të gjesh gabime qoftë nga padija, qoftë nga interesat.

Sipas saj duke nisur nga mënyra si është organizuar, se i kemi marrë shumë lehtë, çdo gjëje që ti hysh në shtetin shqiptar mund t’i gjesh gabime.Ti nuk mund të pretendosh që i gjithë komisioni prej shumë njerëzish kanë marrë lekë.

Paragjykimi i sistemit për shkak të kësaj e ka sjellë edhe sot Shqipërinë në një mos menaxhim rrënjësor të të gjithë sistemit të mbetjeve. Se mbetjet menaxhohen me sistem.

Mendoj se jemi pranë një kolapsi të menaxhimit të mbetjeve. Nuk është mirë që nuk kemi incenerim.

Vjet ka rënë disa herë zjarr në landfillin e Vlorës, edhe nëse nuk e vë njeri, mbetjet në landfill janë shumë vështirë të menaxhohen, kanë shumë gaz metan dhe çdo ndezje nga më të vogla përbën reaksion.

Ka që në janar që qeveria ka miratuar një VKM për bërjen e Agjencisë së Mbetjeve, se dikujt duhet ti ngarkohet kjo. Nuk e ka asnjëra nga ministritë aktualisht.

Është bërë me VKM një Agjenci për Menaxhimin e Mbetjeve, sot nuk kemi ende një drejtor. Unë nuk do e pranoja një post të tillë.

Besoj se në këtë moment që jam nuk do e guxoja më e administratën publike, se kuptova se ajo që më ka munguar më shumë është liria dhe nuk mund ta sakrifikoj prapë.

Nuk është censurë që ta bën dikush, është autocensurë për shkak të pozicionit.

Është më tepër respekt për pozicionin që ke për shkak të publikut. Janë diku te 5000 inxhinierë mjedisi të licencuar, por unë isha zëvendësministre.

Mu dha mundësia për të përfaqësuar vendin tim në çdo vend të botës.

Dhe kur thua se ne vend kaq i vogël kemi marrë këtë masë drastike për të ruajtur mjedisin, nuk ka krenari më të madhe.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook