Lidhu me ne

Mix

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të shkruara nga Arnold Schwarzenegger në librin e tij të ri

Kur isha duke u rritur, babai im kishte vetëm dy fjalë që nuk na lejonte t’i përdornim: “do ta provoj” dhe “nuk mundem”, sepse këto dy fjalë specifike janë shumë kufizuese. Të thuash se do të provosh do të thotë se mendon se do të dështosh. Kjo fjalë të çon te “nuk mundem”. Ky rregull u bë edhe i imi. Është një nga gjërat e panegociueshme në drejtimin e biznesit dhe në familjen sime. Një filozofi të ngjashme e kam gjetur në librin Be Useful: 7 Tools for Life, nga aktori dhe politikani bodybuilder Arnold Schwarzenegger.

“Plani B” do të dështojë

Nëse do t’i rrisja sërish tre djemtë e mi, do t’u jepja secilit nga një kopje të “Be Useful”. Është një nga librat më të mirë për të udhëzuar të rinjtë, një pronar të ri biznesi ose një punonjës të ri. Schwarzenegger dhe unë të dy besojmë në refuzimin e çdo mundësie dështimi – për Schwarzenegger, “Plani B” është një plan që do të dështojë. “Në momentin që krijoni një plan rezervë,” shkruan ai, “jo vetëm që po u jepni zë të gjithë kundërshtarëve, por po zvogëloni ëndrrën tuaj duke pranuar vlefshmërinë e dyshimeve të tyre”.

Punoni fort

Schwarzenegger ka ndjekur rregullin e tij se puna e palodhur është taktika e vetme, që funksionon gjithmonë për çdo qëllim që përpiqeni. Ai u strëvit pesë orë në ditë, çdo ditë, për 15 vjet për t’u bërë bodybuilderi më i mirë në botë. Më vonë ato orë të përditshme ia kushtoi aktrimit dhe më pas politikës. Ky është rregulli im: “Puna e fortë shpërblen”. Duhet të shpenzosh kohë nëse dëshiron të jesh i shkëlqyer në diçka. Ju mund të mos keni përvojë ose njohuri, por keni aftësinë për të punuar më shumë se të gjithë të tjerët.

Ndryshimi nuk është një fjalë

Në kompaninë time, ne shpesh hasim njerëz që nuk kanë drejtuar kurrë më parë biznesin e tyre dhe duhet të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë, për të marrë një pagë të qëndrueshme dhe sigurim shëndetësor. Shumë prej tyre janë kapur aq shumë në këtë siguri, saqë refuzojnë të dalin jashtë saj. Ata duhet të mësojnë të përqafojnë ndryshimin dhe të kuptojnë, se nuk do të thotë të rishpikin plotësisht veten, por të rregullojnë ato pjesë që i pengojnë të ecin përpara. Ata duhet të shohin se sa e kufizuar është të kapemi pas sigurisë së asaj page të rregullt. Shumë nga parimet në këto dy libra kërkojnë që njerëzit të dalin jashtë normës. Schwarzenegger e bëri atë. Ai erdhi në një vend ku nuk fliste gjuhën dhe duhej të punonte nga zero për t’u bërë bodybuilderi më i madh në botë. Më pas ai u shndërrua përsëri për t’u bërë aktor dhe përsëri për t’u futur në politikë. Ndryshimi është thelbësor; nuk ka përmirësim pa të. Ky është një nga rregullat më të pashmangshme nga të gjitha.

Entrepreneur

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook