Lidhu me ne

Aktualitet

Aleancë “po”. Por jo për Shqipërinë Europiane

image_849

Ka dy rrugë për të vlerësuar një politikë të caktuar, e me këtë rast edhe një grupim që pretendon konceptimin dhe zbatimin e saj. Rruga e parë është vlerësimi i programit dhe rruga e dytë zbatimi real i saj. Për situatën aktuale të Shqipërisë vlerësimi qendror, ai që konsumon më shumë energji dhe vëmendje, është ai për qeverisjen, pasi prej andej rrjedhin edhe vendimet. Nëse do të shohim programin e kësaj qeverie, ose më saktë premtimet elektorale të grupimit politik që drejton sot, shumëkush mund të ketë rezerva, dyshime për mundësitë e zbatimit të tij etj., por askush nuk mund ta hedhë a priori poshtë atë. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dashur që ta shpalosin që në emër synimin strategjik të bashkëpunimit të tyre; Aleanca për Shqipërinë Europiane është një ujdi e leverdisshme për të gjithë dhe në interes të të gjithëve, nëse nisemi nga emri rrëzëllitës i saj. Kur vjen puna te zbatimi i programit dhe shtrimi i rrugës për të të, vlerësimet janë të ndryshme: qeveria dhe simpatizantët e vet këmbëngulin për ndryshimin për mirë, për reforma të vërteta, për shtetndërtim. Një pakt politik për integrimin, pra për një synim strategjik, siç mëton të jetë Aleanca për Shqipërinë Europiane, do të duhet të siguronte kuadrin e nevojshëm për një bashkëpunim mbi disa parime themelore, mbi disa premisa që e bëjnë punën konkrete më të lehtë.

A është kështu? Apo ecën në këtë drejtim koalicioni qeverisës mes PS-së dhe LSI-së? Ngjarjet politike të dy viteve e gjysmë që nga marrja e pushtetit e vënë sëriozisht në diskutim paradigmën e pretenduar sidomos nga kryeministri Edi Rama. Qytetarët po mësohen të lexojnë bashkëjetesën politike të tij me Ilir Metën si një duel që synon asgjësimin final të tjetrit, përherë duke u sforcuar në ruajtjen e formës.

Çështja “Doshi” zbuloi, ose shënoi autogolin moral të aleancës, edhe kështu e dyshimtë, kur një prej drejtuesve të saj u vesh me atributet e një kumbari që urdhëron vrasje. Afera “CEZ” synoi transferimin e të gjithë ngarkesës negative morale tek LSI dhe Ilir Meta, e mandej tek qevërisja e shkuar, por 472 milionë euro të falura nga dyshja Rama-Gjiknuri, për të cilat sot qepet goja, realizuan autogolin e dytë. Sms-të që po publikohen nëpër emisione televizive, me një teknikë që nuk është as gazetari e as politikë, janë episodi i tretë, kësaj radhe vërtet për të ardhur keq, i betejës për “moral” që po konsumohet brenda koalicionit i cili i ka vënë qytetarët para faktit të kryer të zgjidhjeve me dyer të mbyllura te vila 31. Zgjidhje që aktualizohen përmes rikalibrimit moral të Ilir Metës, me forcën që ai dëshmon kur e detyron aktorin e heshtjes ndaj skandaleve, kryeministrin, që të hedhë një pallto supeve e çdo të mërkurë të shkojë e të falet në zyrën e tij. Raporti mes “pabesisë” së kryeministrit ndaj aleatit të tij, kur nxit dhe vëzhgon skandalet e radhës dhe forcës së supozuar të Ilir Metës, që vijon të rezistojë, në fakt është pika zero e moralit të vetë kësaj qeverie. Sepse ky raport buron vetëm nga një llogari: ai nuk mund të çojë në negociim të pushtetit. Ciladoqoftë “prova” që njëri ka për tjetrin. Sepse aktualisht ne po shohim jo dy parti politike që kanë adresuar programin e tyre në emër të një qëllimi, por dy njerëz dhe dy klane, bashkë me klanin opozitar, që janë duke shqyer njëri-tjetrin me të gjitha instrumentet në dispozicion përherë në funksion të diskreditimit para zgjedhjeve që po afrojnë. Sepse diskreditimi është edhe programi më i mirë.

Edhe lidhja e nënkuptuar e reformës në drejtësi me arrestimin eventual të Sali Berishës apo Ilir Metës shkon në këtë sens dhe priret të ushqejë një mashtrim të madh për shqiptarët. Pasi ndërkohë që kryeministri aktual, vrapon pas alibisë Berisha-Meta, qeverisja e tij, ekipi që ka përzgjedhur vetë, është kthyer në një gjenerator dështimesh dhe aferash për të cilat janë ngritur dyshime e në ndonjë rast kanë nisur edhe hetime. Nëse do të kishte sadopak seriozitet dhe moral në këtë diskutim dhe nëse kryeministri me PS-në janë aty për të bërë shtet, do të duhet që bllokimin e reformës në Drejtësi ta konvertonin në aksion politik për zgjedhje të reja. Mënyrë tjetër për t’u ndarë nga “e keqja” nuk ka. Por njësoj si Meta dhe Berisha që bashkëjetuan më mirë me njëri-tjetrin falë pazarit, edhe PS-ja me Edi Ramën, nuk e negociojnë pushtetin. Dhe kjo i vë emrin që meriton kësaj Aleance. respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Huawei prezanton Mate X3 të ri të palosshëm. Çmimi dhe detajet

Huawei prezantoi Huawei Mate X3 të ri të palosshëm në Kinë. Është smartfoni më i hollë dhe më i lehtë...

Mix1 orë më herët

“Gallataxhiu i grupit”/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20 viteve më parë me Luiz Ejllin

Vesa Luma dhe Luiz Ejlli Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në...

Mix2 orë më herët

Këto janë 10 palë këpucët ikonike të këngëtares Lady Gaga!

Lady Gaga është dhe do të jetë përgjithmonë një nga yjet më ikonike në historinë e muzikës. Ajo ka qenë...

Mix2 orë më herët

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar...

Mix2 orë më herët

Si të dalloni produktet e skaduara të make-up

Produktet e kozmetikës nuk mund të zgjasin pafundësisht. Ato kanë një datë skadence që do të ishte mirë ta respektonim....

Kryesore3 orë më herët

“Rama mori hua 5 miliardë euro”, Berisha: Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro

Kreu i PD, Sali Berisha vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtet. Nga Klosi...

Mix9 orë më herët

Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë Besimtarët myslimanë nisën muajin...

Kryesore9 orë më herët

Ish-ministri socialist Arben Malaj: Rama si Enver Hoxha, është koha që PS të reagojë

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një intervistë në “News 24” foli për...

Radar9 orë më herët

Lufta në Ukrainë, “Perëndimi po e çon njerëzimin drejt Armagedonit”

“Vendet perëndimore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta çojnë njerëzimin buzë një Armagedoni bërthamor”. Ky ishte kërcënimi...

Mix10 orë më herët

Sekreti për trupin perfekt si të Jennifer Lopez

Jennifer Lopez stërvitet çdo ditë jo vetëm për t’u dukur mahnitëse në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë...

Facebook