Lidhu me ne

Aktualitet

Patenta, rrregulla të reja për kursin dhe provimet

4w

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Transporteve, i cili është duke u shqyrtuar nga grupet e interesit, propozon ndryshime sa i përket marrjes së patentave dhe programeve të autoshkollave.

Përpos rregullave që vendosen, lidhur me kualifikimin e inspektorëve, kushtet për ambientet ku zhvillohen kurset, ministria kërkon që pagesat për regjistrimin e teorisë dhe praktikës të kryhen të plota para se kandidatët të nisin kursin. Këto pika janë kundërshtuar nga shoqatat e autoshkollave, së bashku me një sërë të tjerash, dy ditë më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gabimet

Ashtu sikurse ka ndodhur më herët, kandidatët kanë të drejtë të hyjnë deri në 5 herë në provim, por krahasuar me ligjin në fuqi, tashmë ata mund të hyjnë në riprovim pas 5 ditësh, dhe jo pas 30 ditëve, siç parashikon urdhri në fuqi. Gjithashtu, propozimi i ri citon se kandidati ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provimit të teorisë, duke filluar nga data e lëshimit të lejes, nga 1 vit që është aktualisht.  Po ashtu, ministria kërkon rregulla më të forta për provimin, duke e zbritur numrin e gabimeve të lejuara nga 7, në 4.

Për pasojë, kandidatët që kërkojnë të marrin lejedrejtimi të kategorisë A dhe B, në rast se bëjnë 5 gabime në provimin e informatizuar, duhet ta japin sërish atë. Kjo metodë është  kërkuar edhe për mjetet e tjera, ku gabimet do të llogariten në raportin 1 me 10. Por, në rast se kandidatët nuk ia dalin ta marrin provimin as herën e pestë, nëse do të kërkojnë medoemos patentë, duhet të regjistrohen sërish nga e para.

Kod për makinat me kuti automatike

Një tjetër risi për lejet e drejtimit, përveçse shtohen në numër dhe ndryshojnë formatin, sipas standardeve të Bashkimit Europian është edhe lëshimi për herë të parë i patentave me kodin 78. Bëhet fjalë për lejedrejtimi për mjete me kuti shpejtësie automatike (të njohura rëndom si makina me kamio automatike).

Ata që do kërkojnë të ngasin një mjet të tillë, do të bëjnë prova praktike me mjete të tilla dhe patenta që do të marrin do të jetë e posaçme vetëm për atë kategori, ndërkohë që për të fituar të drejtën të ngasin makinë me kuti shpejtësie manuale, duhet të bëjnë kurs të ri, i cili do të zhvillohet vetëm përmes kursit praktik.

“Drejtuesi i mjetit që zotëron njërën nga kategoritë B, C, D apo nënkategoritë e tyre të pajisur me kodin 78, kur fiton njërën nga kategoritë apo nënkategoritë me kuti shpejtësie manuale, ka të drejtën e drejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë apo nënkategoritë përkatëse dhe të atyre më të ulëta”, thuhet  në udhëzimin e ri.

Ndryshimi i lejes

Udhëzimi i ri për lëshimin e patentave,vjen pas një sërë ndryshimesh në Kodin Rrugor, dhe shoqërohen edhe me programe e afate të reja sa i përket zhvillimit të teorisë dhe praktikës, si dhe kritere më të forta, për kandidatët, që kërkojnë të marrin leje drejtimi për një kategori të re nga ajo që disponojnë. Për shembull, për të marrë lejedrejtimi të kategorisë B me kodin 96 (B96-autoveturë me rimorkio), kandidati duhet të ketë lejedrejtimi të kategorisë B, prej të paktën 1 vit.

Regjistrimi i kandidatit

Mosha minimale për të fituar patentën do të mbetet e pandryshuar. Ajo propozohet të jetë sërish 16 vjeç për ciklomotorët e mjetet me 3 rrota dhe 18 për autoveturat. Kjo do të jetë praktikisht koha fillestare për regjistrimin, ndërkohë që nga momenti që kandidatët marrin lejedrejtimi, për të kaluar te një kategori e sipërme patente, duhet të presin nga 1 deri në 3 vjet sipas lejeve që do të kërkojnë të marrin. Ndërkohë, për t’u regjistruar, përpos kriterit të moshës, duhet të mos kenë një vendim të autoriteteve kompetente, për ndalim regjistrimi me lejedrejtimi, të mos jenë duke kryer kurs teorik a praktik për kategori tjetër, përveç kategorisë A1, A2 dhe A dhe të kenë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve,si dhe të mos kenë lejedrejtimi të hequr.

Sa zgjasin kurset

Udhëzimi përcakton se programi i përgatitjes së teorisë për patentat e kategorisë A1, A2, B1 dhe B është i njëjtë. Ndërsa, për çdo kalim ndërmjet këtyre kategorive, nga njëra kategori në tjetrën, nuk zhvillohet përgatitje teorike dhe provim teorie. Kur kandidati aplikon për një kategori më të lartë, nuk testohet për njohuritë e dhëna në provimet për kategoritë e marra më parë.

a). Për lejedrejtimi të kategorisë a1, a2, b, b1- 36 orë, në jo më pak se 15 ditë kalendarike. Për rastet e marrjes së kategorisë a1, a2, b1, b nga kategoria AM programi për përgatitjen e njohurive teorike është 26 orë, në jo më pak se 8 ditë kalendarike.

b). për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1,C – 20 orë, në jo më pak se 10 ditë;

c). për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1, D – 4 orë, në jo më pak se 3 ditë; Programet e afatet janë të njëjta edhe për mjetet me kuti shpejtësie automatike.

Forcohen kriteret, ulet numri i gabimeve

Testi teorik do të përbëhet nga 40 pyetje të pavarura, dy pyetje për çdo temë të rëndësishme dhe një pyetje për çdo temë tjetër, të cilat bien në mënyrë rastësore. Koha që propozon udhëzimi është 40 minuta, ndërkohë që kandidatët që do të futen për të dhënë testimin e informatizuar, nuk duhet të bëjnë më shumë se 4 gabime. Ndërkohë për kategorinë e patentave AM, testi do te këtë 30 pyetje dhe kandidatët nuk duhet të kalojnë 3 gabime.

Temat me 2 pyetje

1. Sinjalet e rrezikut; Sinjalet e ndalimit; 3. Sinjalet e detyrimit; 4. Sinjalet e përparësisë; 5.Sinjalet horizontale dhe sinjalet që tregojnë pengesa; 6. Sinjalet semaforike dhe të policëve të trafikut; 7. Kufijtë e shpejtësisë, rreziku në trafikun e ngarkuar, sjellja në kalimet në nivel; 8.Distanca e sigurisë, parimet më të rëndësishme në lidhje me respektimin e një distance të sigurt mes mjeteve, distancat e frenimit dhe zotërimi i rrugës në gjendje të ndryshme si dhe të kushteve të motit, faktorët e rrezikut të drejtimit që kanë lidhje me kushtet e ndryshme të rrugëve, veçanërisht nëse ato ndryshojnë sipas motit dhe kohës, ditë apo natë;

9. Rregullat e qarkullimit të mjeteve; Pozicioni i mjeteve në karrexhatë; ndryshimi i drejtimit të lëvizjes (kthimi); sjellja në prani të funeraleve, kortezheve dhe kolonave ushtarake; sjellja në kryqëzime; rregullat e përparësisë; detyrimet kundrejt mjeteve të policisë dhe të urgjencës; rreziqet e lidhura me manovrat, me drejtimin e tipeve të ndryshme të mjeteve dhe me fushëpamjen e kufizuar të drejtuesit të mjetit.

10.Shembuj të përparësisë (rregullat e përparësisë në kryqëzime); 11. Rregullat e parakalimit;12.Rregulla të ndryshme si: zënia e karrexhatës; sinjalizimi i mjetit të ndaluar; rregullat e qarkullimit në autostradë dhe rrugë interurbane kryesore; transporti i udhëtarëve;ngarkesa e mjeteve; panelet mbi mjete; tërheqja e mjeteve në avari; tërheqja e rimorkiove.

13. Sistemet e pajimit; funksioni dhe përdorimi; rripat e sigurimit dhe sistemet e fiksimit për fëmijët; kasko mbrojtëse dhe veshjet e sigurisë; 14. Sjelljet për parandalimin e aksidenteve rrugore; sjellja në rast të aksidenteve rrugore, kujdesi gjatë drejtimit të motorëve; 15. Kuptimi, gjykimi dhe vendimmarrja, në veçanti koha e reagimit, si dhe ndryshimet në sjelljen e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, drogës dhe medikamenteve mjekësore, gjendjes mendore dhe lodhjes, citon Syri.net.

Temat që kanë 1 pyetje

16.Përkufizimet rrugore dhe të trafikut; përkufizimet dhe klasifikimi i mjeteve; detyrat e drejtuesve të mjeteve në përdorimin e rrugës; bashkëpunimi civil dhe përdorimi i rrugës me përgjegjshmëri; Kujdesi kundrejt përdoruesve të dobët të rrugës (të moshuarve, invalidëve, fëmijëve, këmbësorëve, çiklistëve); 17. Sinjalet treguese; 18. Sinjalet plotësuese; sinjalet e përkohshme të kantierit; 19. Panelet plotësuese; 20. Ndalimi, qëndrimi, pushimi dhe nisja; 21. Përdorimi i dritave, pajisjeve akustike, llambave spinë dhe simboleve;

22. Lejedrejtimi; dokumentet e qarkullimit të mjetit, targat e mjeteve, detyrimi kundrejt funksionarëve dhe agjentëve të policisë; sanksionet; lejedrejtimi me pikë; përdorimi i lenteve dhe aparateve të tjera; 23. Përgjegjësia civile, penale dhe administrative, sigurimi i detyrueshëm dhe sigurimet e tjera ligjore të mjetit; 24. Kufizimi i konsumit; respektimi i mjedisit; ndotja atmosferike, akustike dhe nga hedhjet e mbeturinave; 25. Elementët përbërës të mjetit, rëndësia e tyre për sigurinë: mirëmbajtja dhe përdorimi; stabiliteti i mjetit në lëvizje; sjellja e kujdesshme në qarkullim.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rama ekspozitë në Athinë: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek. Rama foli në pallatin...

Radar2 orë më herët

Trump vs DeSantis – Stilet e ndryshme të rivalëve të pritshëm në garën për nominimin republikan

Në udhëtimin e tij të parë në Ioëa këtë vit, Ron DeSantis nuk mori asnjë pyetje nga votuesit. Ai shmangu...

Mix2 orë më herët

6 fruta dhe perime me më shumë vitaminë C se portokalli

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon imunitetin. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë...

Mix2 orë më herët

Si falimentoi Banka Silicon Valley?

Nga:Natalie Huet Ja pse falimentoi e famshmja SVB dhe efektet që kjo do të ketë mbi ekonominë amerikane, atë europiane...

Mix3 orë më herët

Rupert Murdoch do martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u...

Radar3 orë më herët

Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.  Ai ka...

Mix3 orë më herët

Honor Magic5 Lite: sa kohë zgjat bateria?

HONOR Magic5 Lite është gamë e mesme e momentit. Ne e themi këtë me arsye, veçanërisht pasi e kemi provuar...

Radar3 orë më herët

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se do të arrestohet për një pagesë të supozuar të parave për yllin e...

Kioske17 orë më herët

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të...

Mix17 orë më herët

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

AXELLE/BAUER-GRIFFIN Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe,...

Facebook