Kush tha që bakllavanë duhet t’a gatuajmë vetëm për festat e vitit të ri? Bakllavaja është një ëmbëlsirë mjaft e shijshme, por tejet kalorike prandaj kujdes me sasinë.
Sot do t’ju tregojmë një recetë të thjeshtë sesi të bëni bakllava shtëpie.
Imagini pentru bakllava
Përbërësit:
2 vezë
1/2 filxhan çaji vaj
2 lugë gjelle kos
1/2 filxhan çaji qumësht
1 lugë ëmbëlsire sodë për ëmbëlsira
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle lëng limoni
500 gr miell
1 tas arra të shtypura
200 gr margarinë
1 pako niseshte
7 gota uji sheqer
6 gota ujë
1/2 gote uji lëng limoni

Përgatitja:

Në një enë hedhim vezët, vajin, qumështin, kosin, lëngun e limonit dhe i përziejmë. I shtojmë miellin, kripën, sheqerin, sodën për ëmbëlsirë dhe i përziejmë derisa të bëhet një brumë pak i fortë.
Nga brumi marrim pjesë pak më të mëdha se arra dhe i rrumbullakosim. Mbi tavolinë hedhim niseshte dhe pjesët e brumit i hapim me madhësinë e pjatës së kafese. Këto pjesë i vendosim nga katër mbi njëra-tjetrën duke i lyer me margarinën e shkrirë. Me ndihmën e petësit i hapim me madhësinë e tepsisë ku do të bëjmë bakllavanë. I vendosim në tepsi dhe në mes pasi i vendosim arrat vazhdojmë me pjesën tjetër të petave. Pasi vendosim shtresën e fundit anët ia shtypim me anën e një thike dhe më pas e presim në copa. Sipër i hedhim margarinën e shkrirë dhe e vendosim të piqet në furrë me nxehtësi 170 °C për 50-55 minuta derisa të piqet mirë. Përgatisim shërbetin duke zier ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit për rreth 10 minuta dhe pasi të bëhet i vakët ia hedhim bakllavasë së sapo dalë nga furri. Nëse dëshironi shërbetit mund t’i hidhni disa karafila ose t’i shtoni pak lëng trëndafili për aromë.