Lidhu me ne

Gatime

Si të bëjmë bakllava turke?

Si te gatuajmë bakllavë turke

Si te gatuajmë bakllavë turke
Bakllava turke është specialiteti për festën e Bajramit. Më poshtë e keni recetën se si të gatuani
Përbërësit për një tavë mesatare:
– 1 kg miell
– 1 gotë kos
– 3 vezë
– 1 gotë vaj
– arra 500 gram të qëruara
– gjysëm kg gjalpë
– 1 kg niseshte
– pak kripë
– 1 lugë kafe lëng limoni
– për shërbetin 2 kg sheqer
Përgatitja e shurupit:
Marrim 2 kg sheqer i hedhim në tenxhere dhe aty do të hedhim 1 litër e 400ml me ujë. I zjejmë 5 minuta nga momenti i zjerjes pastaj e hedhim të nxehtë në tavën me bakllava që na është vakur.
Si te gatuajme bakllava turke – Receta gatimi për bakllava turke. Për të gatuar bakllava turke veprojmë në këtë mënyrë: Në një tavë hedhim miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, vezët, kosin, vajin kikirik, kripën, uthullën dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të na bëhet një masë brumi. E lëmë gati 1 orë në frigorifer të futur në një qese pastaj e ndajmë brumin në 3 ose katër pjesë në varësi të sasisë së brumit që do të na dalë. Çdo pjesë që e kemi ndarë do ta ndajmë në 21 brume të vogla (një petë do të dalë nga 7 brume të vogla). Kështu do të vazhdojmë ti bëjmë të gjitha pjesët e brumit që na kanë mbetur. I marrim një nga një brumet e vogla dhe i pudrosim me niseshte, duhet ti hedhim shumë niseshte. Marrim pecin dhe i hapim një madhesi të vogël petët mbasi i kemi hapur të 7 brumet e vogla në 7 petë të vogla i vëmë njëra mbi tjetrën dhe i hapim me pece duke e bërë në një petë të vetme. Pasi i kemi hapur të 7 petët në një të vetme sa është tava e shtrojmë mbi tavë. Në këtë moment do të hedhim arrat e grira sipas dëshirës keshtu do të vazhdojmë derisa të kemi hapur edhe petët e tjera, dhe pas cdo pete ne do të hedhim arrat domethënë do të behet me tre ose katër shtresa, kjo varet ne sa pjesë do ta ndajme brumin. Mbasi e kemi shtruar të gjithë tavën fillojmë e presim sipas dëshirës. Në momentin që është prerë e gjitha do të hedhim gjalpin e shkrirë në të gjitha ndarjet e copave. E lëmv ta thithi të gjithë gjalpin gati për 10 minuta dhe e fusim në furrë në temperaturë 100° ku e lëmë gati 3 orë. Furrën do ta ndezim pak më përpara në temperaturën 180° edhe në momentin që do të fusim tavën e gradojmë në 100°. Pastaj marrim një pjesë pete të vogël e fërkojmë me të dyja pëllëmbat dhe nëse ajo nuk thërmohet plotësisht ne do t’ja ngremë pak temperaturën 150° ose 160° në varësi te stufës dhe e lëmë deri sa të bëhet dhe të marrë atë ngjyrë që dëshirojmë. Në momentin që na ka marrë ngjyrën që duam e fikim furrën dhe tavës i vendosim një letër guzhine dhe e lëmë derisa të dali nxehtësia e madhe.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix6 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix6 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix6 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix6 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix6 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix6 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix11 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix12 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix12 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook