Analizat e fundit të bazuara në rreth 200 studime të kryera më herët në mbarë botën tregojnë sipas nje artikulli te publikuar ne “The guardian” se konsumi i shpeshtë i kafesë do të bëjë të mundur uljen e rrezikut për diabet, sëmundje të zemrës, probleme neurologjike, sëmundje tumorale, etj. Njerëzit që pijnë 3-4 kafe në ditë sipas ekspertëve kanë më shumë gjasa të shohin përfitime shëndetësore dhe më pak probleme. Ata gjithashtu do të jenë më pak të rrezikuar nga vdekja e parakokshme.
Shkencëtarët shprehen se përfitimet e kafesë janë të mëdha (kur konsumohet 3-4 herë në ditë), por jo tek gratë shtatzëna apo tek ato me rrezik të madh për të pasur fraktura në trup.
Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në të gjithë botën dhe tashmë janë kuptuar edhe efektet e saj mbi shëndetin. Sipas Robin Poole, një specialist i shëndetit publik në Universitetin Britanik në Southampton, pirja e kafëse duhet e sigurt deri në masat e mësipërme. Ajo lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Nëse do të pihen më shumë se 4 filxhanë nuk do të shihej ndonjë dëm, por efektet pozitive do të ishin më pak të theksuara.
Gjithashtu ajo ka efekt pozitiv edhe në lidhje me uljen e rrezikut të kancerit të prostatës, problemeve në mitër, ulje të rrezikut për probleme në lëkurë dhe mëlçi. Pra konsumi i kafesë është tepër i sigurt. Ajo që nuk është e sigurt është se shpesh kafeja shoqërohet me produkte të pasura me sheqerna të rafinuar dhe yndyrna jo të shëndetshme, të cilat bëjnë të mundur që rezultatet shëndetësore të mos jenë të mira.

Gjithsesi mjekët nuk rekomandojnë të filloni të pini kafe si një mënyrë për të parandaluar sëmundjet!