Lidhu me ne

Gatime

Tetë ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit

Tetë ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit
Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore, duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin. E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën e verës, kur organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime, për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime. Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.
Tërshëra
Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.
Bajamet
Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005, zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.
Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat, të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.
Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.
Elbi
Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë, çka përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi përmban Potasiumim, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
Alkooli
Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak, si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.
Karota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallata jeshile.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook