Ta gatuani vetë ushqimin është mënyra më e sigurt për të garantuar vakte të shëndetshme gjatë gjithë kohës. Por të mësoni të gatuani nuk është dhe aq e thjeshtë.
Për më tepër, të mësoni të gatuani është një proces i ngadaltë që kërkon pajisjet e duhura, një dollap ushqimesh të pajisur mirë dhe disa aftësi për t’i përdorur në majë të gishtave.
Ne po iu ndihmojmë me disa këshilla që sipas specialistëve të ushqimit çdo kuzhinier duhet t’i dijë. Provojini dhe shumë shpejt do të jeni mjeshtër në gatim!
1. Investoni për pajisjen e duhur.
Kur vjen fjala te pajisjet e kuzhinës, Lindsey Pine, specialiste ushqimi dhe pronare e Tasty Balance Nutrition thotë se duhet të fokusoheni te baziket, sidomos në fillim.
Ajo rekomandon të filloni me një set tiganësh të rëndë. Tiganët më të lirë dhe më të hollë nuk nxehin ashtu sit ë rëndët dhe tiganët cilësorë dhe kjo mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ushqimit që po përgatisni.
Ju gjithashtu duhet të keni edhe thika cilësore prej shefi kuzhine. Mund të kushtojnë më tepër, por ia vlejnë.
“Një thikë e mirë cilësore do të jetojë më tepër edhe se ju,” shpjegon Pine.
Për më tepër tehet e thikave më të lira do të humbasin shumë shpejt mprehtësinë dhe do të bëhen të rrezikshme.
Mund të duket pa sens se si mund të jenë më të rrezikshme këto thika më shumë se të mprehtat, por me një thikë jo të mprehtë duhet të përdorni më shumë presion dhe forcë, që do të thotë se do të prisni më keq dhe mund edhe të prisni gishtërinjtë.
Pasi të keni baziket mund të merrni edhe enë të tjera, si përshembull një tenxhere që zien ngadalë.
2. Mbusheni dollapin me erëza të shëndetshme
Të keni shumë erëza të shijshme është garanci që ushqimet tuaja do të jenë plot shije.
Pine sugjeron që të keni në dollapin tuaj salcë soje, mustardë, pluhur hudhre dhe erëza të thata. Erëzat dhe barishtet janë një një mënyrë e mirë për të ruajtur mirë ushqimin tuaj dhe për t’i shtuar shije pa i hedhur shumë kripë, gjalpë, salcë apo vaj, duke i shtuar kalori të panevojshme.
3. Aftësohuni në përdorimin e thikës.
Pine thotë se aftësia më e rëndësishme në gatim është përdorimi i duhur i thikës.
“Jo vetëm do të shpëtoni pa prerë gishtat, por do të gatuani më shpejt duke kursyer kohën që shpenzoni me përgatitjen e ingredientëve,” thotë ajo.
Pine thotë se përveç thikës kryesore keni nevojë edhe për thikë shoqëruese. Kjo thikë është shumë e mirë për të prerë luleshtrydhet dhe për të përgatitur fruta dhe perime të tjerë.
4. Lexoni recetat
Ju duhet të lexoni recetën e asaj që po përgatisni përpara se të filloni të gatuani ose të përfundoni duke bërë një lëmsh të madh.
Kur je një kuzhinier fillestar është shumë e rëndësishme të respektoni masat dhe hapat. Sa më shumë përvojë të fitoni aq më intuitivë do të bëheni dhe do të aftësoheni.
5. Parapërgatitje
Pasi të lexoni recetën, mbani shënime: Cili përbërës duhet të copëtohet, cili të pritet, të pastrohet etj. Termi i gatimit “mise en place” përkthehet të vendosësh në vend dhe është mënyra franceze e të thënit: bëjini gati përbërësit tuaj!
Të keni çdo gjë të përgatitur përpara se të ndizni sobën do të ndihmojë të shpejtoni procesin e gatimit dhe të mos rraskapiteni.
6. Njihni metodat tuaja të gatimit.
Ndërkohë që ka shumë metoda gatimi është e rëndësishme të bëheni mjeshtër në disa prej tyre përpara se t’i perfeksiononi të gjitha.
Filloni me teknika të thjeshta, si: skuqja dhe pjekja dhe pastaj vazhdoni me gjëra më të vështira, si: zierja dhe gatimi në zjarr të ngadaltë.
Disa teknika të shëndetshme gatimi janë pjekja në skarë, zierja në avull, pjekja dhe skuqja e shpejtë në pak vaj.
7. Mos u frikësoni kur shikoni gatime në YouTube.
Mund të mësoni shumë duke parë njerëz të tjerë të gatuajnë. Përdorini videot për të mësuar edhe me tepër, pasi këto video janë një lloj ndihme për t’u bërë një shef i vërtetë kuzhine.