Lidhu me ne

Gatime

10 lëngjet e frutave që bëjnë mirë për shëndetin

Në verë, së bashku me të nxehtin dhe lagështirën, shtohen edhe këshillat për të pirë shumë lëngje dhe për të ngrënë shumë fruta. Po është e vërtetë, sepse frutat jo vetëm shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Ideale do të ishte të konsumoheshin të shtrydhura ose të centrifuguara, sepse përmbajnë të njëjtat substanca dhe të njëjtat veti shëndetësore me ato të përmbajtura tek frutat e freskëta, idratojnë dhe e forcojnë trupin tonë me vitamina (A dhe C), minerale (kalcium, hekur, kalium), enzima, sheqerna dhe fibra.
Më poshtë po sugjerojmë një listë me dhjetë lëngje të frutave 100% natyrale që ju mund të përgatitni në shtëpitë tuaja ose ti blini ato. Kemi përzgjedhur fruta si tradicionale ashtu edhe egzotike që përmbajnë në vetvete gjithë energjinë e diellit të verës.
Kajsia: E pasur me magnez, fosfor, hekur, kalcium, kalium e bëjnë atë një ushqim të domosdoshëm për ata që janë anemik, debul, në depression ose me lodhje kronike. Ajo ka vitaminë A që ndihmon për të frenuar efektet e radikaleve të lira. Ka veti të forta antioksiduese dhe është e dobishme për zhvillimin e eshtrave. Frutat e pasura në fibra, janë të dobishme për të humbur peshën dhe për të mbajtur nën kontroll hipergliceminë.
Avokado: Fruta tropikale e njohur e cila përdoret edhe për të përgatitur salcën e famshme Guacamole, është një burim i pabesueshëm i energjisë. Duke qenë së është i pasur me proteina dhe minerale, por gjithashtu dhe me acide yndyrore të tilla si Omega 3, ndihmon për të luftuar kolesterolin dhe sheqerin në gjak, të cilët janë bartës të sëmundjeve kardiovaskulare. Por avokado është gjithashtu e pasur edhe me antioksidantë që ndihmojë për të mbrojtur lëkurën nga rrudhat, duke vonuar plakjen e indeve.
Frutat e Pyllit: Boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet janë të pasura me vitaminat A, B1, B2 dhe C dhe përmbajnë minerale, duke përfshirë edhe kalium. Të pasura me ujë dhe fibra esenciale për të rregulluar funksionimin e zorrëve, këto fruta nuk përmbajnë kalori të shumta, ndihmojë për të përmirësuar shikimin dhe lëkurën. Boronica në veçanti është një aleat i natyrshëm për enët e gjakut dhe kapilarët si dhe jep efekte pozitive kundër tensionit të lartë të gjakut.
Fruta e Pasionit (ose Maracuja): Ka origjinë  Amerikano-Jugore. E pasur në kalcium dhe kalium si dhe vitamina A dhe C, emri i saj i referohet pasionit të Jezusit. Mbron lëkurën, lufton plakjen qelizore, heq dhe lehtëson inflamacion dhe qetëson nervat duke lehtësuar relaksim dhe përmirësuar gjumin e natës.
Limoni: Fruti ndoshta më i njohur në botë, përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila forcon sistemin imunitar dhe tonifikon lëkurën. Limoni ka veti diuretike që lehtësojnë funksionimin e veshkave, favorizojnë largimin e lëngjeve të tepërta dhe detoksifikojnë mëlçinë dhe zorrët. Lëkura e tijj, e cila mund të jetë e verdhë apo të gjelbër në varësi celjes së lules së tij në pranverë ose verë, është e pasur me vajra esenciale.
Mango: Fruta Kombëtare e Indisë dhe Pakistanit është shumë e përhapur në Evropën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, posedon veti anti-tumorale, në sajë të pranisë të një antioksidanti të quajtur “lupeol”. Për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave minerale ka veti diuretike dhe laksative dhe është ideale kundër mbajtjes së ujit. Tonifikues i shkëlqyer në kohë stresi, mando rrit imunitetin e organizmit në sajë të vitaminave të shumta të saj.
Molla: E përhapur në shumë varietete dhe për disa – për numrin e lartë të vetive të dobishme – përkufizohet një farmaci e vërtetë, përmban vitamina si B1 që lufton lodhjen dhe mungesën e oreksit dhe B2, e cila lehtëson tretjen. Gjithashtu përmban fibra dhe minerale antioksidues që ndihmë, ndër të tjera, për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme të tilla si Alzheimer dhe Iktus. Ajo ka funksioe drenante dhe lëvozhga e saj është e pasur me pektin e cila stimulon pastrimin e organizmit.
Shega: Ky frut, i njohur për bukurinë dekorative të bimës së saj dhe për lulet e saj të bukura, përmban shumë minerale të tilla si magnez, kalium dhe zink të dobishme për shëndetin e të gjithë organizmit. Është e pasur me antioksidantë dhe vitamina të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të menopauses – falë farave të vogla të kuqe të cilat janë të pasura me Phytoestrogen – dhe vepron si një gastro-mbrojtës.
Papaja: Me tulin e saj të ëmbël dhe plot lëng përkufizohet ndryshe edhe si fruti i mrekullive. Falë vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që përmban, papaja luan një funksion detoksifikues për tërë trupin. Është gjithashtu një ilaç kundër çrregullimeve të zorrëve, sëmundjeve me origjinë virale dhe problemeve të stomakut për shkak të papainës, një enzimë sa efektive aq edhe unike.
Rrushi: elementi thelbësor për të prodhuar verë, ka në brendësi të saj një sasi të madhe proteinash, sheqernash, kripëra minerale dhe vitaminë C, që ofrojnë benefite të shumta në organizmin tonë. Ndihmon për të rregulluar aktivitetin e zorrëve, lehtësimin e lodhjes, për të parandaluar sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Resvatroli, substancë që gjendet në lëkurë, mbron nga veprimtaria e radikaleve të lira dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix13 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix13 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix13 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix13 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix13 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix13 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix18 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix18 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix18 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook