Lidhu me ne

Gatime

Sëmundjet e stomakut, ushqimet për kurimin e tyre në dimër

Sëmundjet e stomakut, ushqimet për kurimin e tyre në dimër
Stomaku, llojet e sëmundjeve dhe ushqimet për kurimin e tyre
Sëmundjet e stomakut janë të shumta dhe të ndryshme. Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit. Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut.
• Gastriti
Gastriti është inflamacioni i mukozës së stomakut pra i shtresës që mbulon stomakun nga brenda dhe kontakton me ushqimet. Është një sëmundje që shihet shpesh sidomos tek të moshuarit. Më shpesh vihet re në formën kronike. Në krahasim me ulcerën ka një dëmtim më sipërfaqësor. Më së shumti formohet prej një infeksioni bakterial dhe kjo bën që me një kurë të mirë antibiotikësh të kurohet. Megjithëse shihet shpesh në të shumtën e rasteve kalon një kohë të gjatë pa dhënë shenja. Shkaku më kryesor është një infeksion kronik i shkaktuar nga bakteria Helikobakter Pylori. Është një bakter shumë e përhapur në të gjithë botën. Së dyti mënyra dhe lloji i ngrënies ndikojnë në formimin e gastritit. Ushqimi i keq dhe alkooli dëmtojnë mukozën e stomakut. Gjithashtu përdorimi i duhanit rrit aciditetin e stomakut duke stimuluar nervin e stomakut. Stresi është një faktor tjetër për gastritin. Pra çdo gjë që bëhet shkak për rritjen e aciditetit të stomakut mund të shkaktoj edhe gastrit.
Ka edhe disa ilaçe që mund të shkaktojnë gastrit mes tyre aspirina apo ilaçet qetësues që përdoren kundër dhimbjeve të ndryshme apo në sëmundjet reumatizmale. Por jo paracetamoli. Gjithashtu edhe gjatë sëmundjeve të ndryshme si insuficienca e veshkave apo e mëlçisë mund të formohet gastrit. Gastriti ndahet në akut dhe kronik. Gastriti kronik zakonisht ose nuk jep shenja ose shenjat e tij janë sipërfaqësore. Inflamacioni në stomak ka zgjatur për një kohë të gjatë. Gastriti akut shkakton djegie në stomak dhe dhimbje. Kur i sëmuri është i pangrënë dhimbjet rriten. Përzierje të stomakut dhe të vjellat edhe këtu shfaqen. Ilaçet për të cilat folëm më lart apo alkooli mund të shkaktojnë plagë në stomak dhe kjo bën që të ketë hemorragji. Gjaku I përzier me aciditetin e stomakut mund të shfaqet me ngjyrë të errët gjatë të vjellës. Duhet të shkoni tek një gastroenterolog. Edhe vetëm fjalët dhe ankesa e të sëmurit bile mund të mjaftojnë për diagnostikim. Sidomos tek të rinjtë me anë të ilaçeve mundohet të ulet aciditeti I stomakut. Tek ata më të rriturit mbi 40 vjeç, por here pas here edhe tek te rinjt duhet bërë diagnostikimi me anë të endoskopisë (sondës). Nëse nevojitet duhet marrë edhe kampion prej mukozës së pacientit. Sonda është e lehtë për tu kryer dhe pacienti nuk ndjen dhimbje. Me anë të kameras doktori sheh brendësinë e stomakut.
• Shenjat dhe simptomat e kanceri të stomakut përfshijnë:
– Dhimbje e barkut
– Humbje të pashpjegueshme në peshe dhe humbje të oreksit
– Dhimbje e papërcaktuar të barkut zakonisht sipër kërthizës
– Ndjesia e fryrjes se tepërmi pasi një vakti të lehte
– Djegie kraharori , të vjella me ose pa gjak
– Ënjtje e barkut
• Pse shkaktohet ulçera?
Ulçera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë. Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh. Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por meqenëse ulçera në më të shumtë e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur tek meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulçera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte i dëmshëm për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes të veçantë. Kjo mund të çojë në gjakderdhje nga stomaku. Një prej mundësive efektive që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji në ditë.
• Ndikimi i të ushqyerit tek shëndeti i stomakut
Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri janë shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të stomakut.
Djathë dhe qumësht
Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.
Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak
Supa
Si lëngjet ashtu edhe kriprat mund t’ju mbajnë të hidratuar. Nëse supa nuk përmban yndyrë do të jetë e dobishme për stomakun tuaj.
Orizi
Orizi ashtu si edhe patatet, treten shpejt. Ato nuk qëndrojnë në stomak për një kohë të gjatë dhe nuk stimulojnë aciditetin brenda tij.
Lule basani
Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Raki
Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.
Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re
Ulliri
Ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit kanë veti rrudhëse, tonike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Bananet
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes.
***
Kujdesi për shëndetin e stomakut në dimër
Dimri është stina më e ftohtë e vitit dhe mund të sjellë disa pasoja në organizmin tonë. Gjatë kësaj stine sekretimi i lëngjeve të stomakut mund të jetë më i tepërt se në stinët e tjera. Në dimër mundësia për përhapjen e sëmundjeve si ulçerat e stomakut, gastrit, etj është më e lartë. Sipas filozofisë kineze dimri është stina e rezervimit të energjisë dhe të elementëve ushqyes, të cilat duhet të treten dhe të thithen nëpërmjet stomakut. Prandaj, duhet t’i kushtohet një vëmendje e madhe masave për mbrojtjen e shëndetit të stomakut në këtë stinë. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, sëmundjet e stomakut evitohen me metoda popullore si psh; mbajtja e një regjimi të veçantë ushqimor, ushtrimet fizike si dhe mënyra e veshjes. Më poshtë, ju sjellim disa sugjerimet mbi mbrojtjen e shëndetit të stomakut.
1. Konsumi i më shumë ushqimeve me karakteristika të ngrohta
Në dimër, trupit tonë i nevojitet më shumë energji, e cila mund të merret nëpër tretjes së sheqerit, të yndyrës, të proteinave dhe karbohidrateve. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, stomaku “frikësohet” nga i ftohti dhe preferon më shumë të ngrohtin. Ushqimet si mish qengji, mish viçi, hide, mollë, portokalli, karotat, arrat, fasulet dhe patatet janë të përshtatshme për shëndetin e stomakut në dimër.
2. Konsumi i 3 vakteve në ditë në një kohë dhe sasi të caktuar
Në dimër, dita është e shkurtër dhe nata e gjatë. Shumë njerëz parapëlqejnë të konsumojnë vetëm dy vakte brenda një dite, duke shtuar sasinë e ushqimeve për çdo vakt. Kjo metodë nuk sugjerohet pasi shkakton çrregullime në lëngjet e stomakut dhe dëmtime në mukozën e tij. 3 vaktet e ditës duhet të konsumohen në sasi dhe orar të caktuar. Mëngjesi duhet të konsumohet rreth orës: 6:30-8:30. Dreka: 11:30-13:30. Darka: 18:00-20:00. Mëngjesi përbën 30% të energjisë ditore, dreka zë 40% dhe darka zë 30%.
3. Konsumi i ngadaltë dhe përtypja e plotë e ushqimeve:
Ngrënia shumë e shpejtë “është fajtore” për shëndoshjen, fryrjen dhe keqtretjen. Femrat që hanë shumë shpejt kanë dyfish shanse më të mëdha për t’u shëndoshur, zbulon studimi i Universitetit të Zelandës së Re. Meshkujt që hanë shpejt kanë 84 përqind rrezik më të madh nga shëndoshja, vërteton studimi i Universiteti Osaka në 1000 meshkuj. Mbas studimit të tyre, shkencëtarët kanë shpjeguar se ngrënia e shpejtë ‘anulon’ metabolizmin dhe qendrën në tru që njofton për ngopjen, ndërkohë që nervat i dërgojnë trurit sinjale që stomaku po zgjerohet dhe ka nevojë për më shumë ushqim. Ndërkohë, hormoni gremlin që prodhohet në bark dërgon mesazhe ngopjeje për trurin vetëm 20 minuta pasi kemi filluar të hamë.
4. Shëtitje pas vaktit: Në stinën e dimrit, shëtitja mirë është të bëhet në ambjent të mbyllur dhe jo menjëherë pas vaktit, por pas 20-30 minutash. Të moshuarit me hipertension, arteriosklerozë dhe sëmundje kardiovaskulare nuk duhet të bëjnë shëtitje pas vaktit.
5. Veshje pambuku.
Ftohtësia e dimrit mund të ngadalësojë aktivitete të stomakut, të shkaktojë spazma dhe të sjellë sindromin e zorrës së acaruar, duke u shoqëruar me diarre, dhe lodhje. Në dimër, duhet t’u kushtohet vëmendja masave të mbrojtjes së ngrohtësisë së stomakut. Prandaj, veshjet prej pambuku ndihmojnë në këtë rast.
6. Ekuilibri emocional
Shumë persona ndiejnë dhimbje stomaku kur janë të zemëruar. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, ndjenja e zemërimit dëmton energjinë “chi” të mëlçisë, e cila mund të sulmojë stomakun, duke shkaktuar dhimbje, të përziera, diarre dhe sëmundje të tjera të sistemit tretës. Për të gjitha këto arsye duhet të kujdeseni për qëndrueshmërinë emocionale dhe relaksin shpirtëror. Në dimër shenjat e depresionit bëhen më të dukshme ose ka luhatje të mëdha humori. Prandaj, këshillohen sport, shoqërimi me miqtë dhe qëndrimi në diell.
7. Ndikimi negativ i ilaçeve: Shumë medikamente mund të shkaktojnë probleme për mukozën e stomakut, duke sjellë ulçerë. Prandaj, duhet t’u kushtohet vëmendja e madhe efekteve negative të ilaçeve. Personat me probleme stomaku nuk duhet të përdorin antibiotik apo medikamente të tjera që shqetësojnë stomakun.
8. Kujdeseni për higjienën e gojë. Helicobakter pylori është shkaku kryesor i sëmundjeve të stomakut. Ky bakter fshihet kryesisht në pllakë bakteriale të dhëmbëve. Kur imuniteti i trupit bie, ky bakter shkakton sëmundje stomaku, prandaj duhet ta ndërroni shpesh furçë dhëmbësh dhe të pastroni dhëmbët pas vaktit.
9. Personat me probleme stomaku duhet të shmangin ose ulin konsumin e duhanit, pijeve alkoolike, kafesë, ushqimeve stimuluese. Këto ushqimet mund të sjellin ndikime të mëdha për stomakun. Ju sugjerojmë një pije të përshtatshme për shëndetin e stomakut: qumështi, i cili formon një shtresë mbrojtëse të stomakut. Pas ngritjes çdo mëngjes, konsumoni një gotë qumësht esëll.
10. Ulja e sasisë së ushqimeve dhe shtimi i vakteve. Personat me tretje të dobët ngopen me konsumin e ushqimeve të pakta dhe ndiejnë mbingarkesën e stomakut pas ngrënies së tepërt, veçanërisht pas ngrënies së tepërt në mbrëmje. Duhet të tregoheni të kujdesshëm. Nuk duhet të konsumoni shumë ushqime në darkë. Më mirë konsumoni shpesh nga pak dhe fruta mes vakteve. 2 orë para gjumit mirë është mos konsumoni ushqime pasi mbingopja ndikon në cilësinë e gjumit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix2 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix2 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix2 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix2 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix2 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix2 ditë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix3 ditë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix3 ditë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix3 ditë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook