Lidhu me ne

Gatime

Tetë mënyra që të mos qani kur prisni një qepë

Tetë mënyra që të mos qani kur prisni një qepë
Si është e mundur që kur presim qepën e keni të pashmangshme qarjen? A ke një mënyrë për të shmangur këtë? Po, ekziston një mënyrë për të mos qarë. Thjesht duhet të ndiqni këto këshilla:
1.Enzima që ju shkakton qarjen lëshohet, kur qelizat shkatërrohen. Prandaj, duke përdorur një thikë të hollë e të mprehur mirë do të arrish të copëzosh qepën, në vend që ta prishësh, duke sjellë një lëshim më të vogël të enzimave.
2.Bëni mirë që të vendosni qepët që do të prisni përreth 10-15 minuta në ngrirje. Kështu do të reduktoni sasinë e enzimës së lëshuar. Kjo mënyrë shihet si më efikasja nga specialistët e gatimit.
3.Tjetër metodë mund të jetë edhe vënia e syzeve mbrojtëse, ose veshja e një maske në fytyrë.
4.Mund të mbani të vendosura edhe lente kontakti, që krijojnë një barrierë mes sipërfaqes së syve dhe gazit që lëshohet nga qepa.
5.Një mënyrë tepër efikase është edhe të presësh qepën, duke e futur në ujë. Kjo redukton mundësinë e lëshimit në ajër të enzimës që shkakton lot. Efekti bllokues do të jetë më i madh, nëse e fusni në ujë me kripë.
6.Prerja e qepës mund të bëhet edhe në një vend ku mund të jetë duke vluar ndonjë ibrik, apo enë me ujë. Avulli largon gazin lotsjellës.
7.Gjatë prerjes së qepës mund të ndizni edhe një qiri, duke e vendosur diku afër vendit të prerjes. Gazi i lëshuar nga qepa do të thithet nga flaka e qiririt.
8.Përveçse duhet të marrësh frymë përmes gojës, gjatë prerjes është mirë që edhe të vërshëlleni, pasi kjo prodhon një fluks ajri që do të ndalojë gazin e keq që t’i drejtohet fytyrës tënde.
****
Nëntë fakte rreth qepës të cilat nuk i keni ditur
Disa fakte dhe gjetje të rralla për qepën të cilat do t’ju ndihmojnë që ta kuptoni sa më mirë këtë bimë dhe ajo t’ju shërbejë në mënyra sa më efikase.
1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta durojnë erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.
2. Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me një dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.
3. Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse hani disa feta limoni.
4. Era e qepës është intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.
5. Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejtë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.
6. Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Alicilin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.
7. Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret. Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë. Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.
8. Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj? Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0.03-0.12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës.
9. Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix10 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix10 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix10 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix10 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix10 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar11 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport11 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix11 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix11 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook