Nëse agjerimi mbahet në mënyrën e duhur nga persona që gëzojnë shëndet të plotë, mund të ndikojë pozitivisht në shëndet. Gjatë Ramazanit ushqimi merret çdo ditë dhe nëse merret ashtu siç duhet, nuk e lejon trupin të kalojë në uri.
Çfarë duhet të keni parasysh gjatë Ramazanit: 
Së pari në orët e lejuara të marrjes së ushqimit duhet të konsumoni ushqime me përmbajtje të mjaftueshme karbohidratesh, të kombinuara me fibra dhe shumë ujë.
Ushqime të tilla janë:
  • Tërshëra, elbi, thekra
  • Buka e zezë
  • Makaronat dhe orizi kaf
  • Patatet e vogla me lëkurë
  • Bizelet
  • Fasule
  • Qiqra
  • Frutat
  • Hurmat e Arabisë ( ju japin energji dhe hekur)
Gjatë agjerimit zgjohen mekanizmat mbrojtës të trupit. Nëse e ndiqni siç duhet, mund të ndikojë në uljen e kolesterolit dhe në rrëzimin e peshës së tepërt.
Këshilla të rëndësishme:
  • Është e rëndësishme të merren sa më shumë lëngje gjatë kësaj periudhe dhe të mos teprohet me kripën. Kjo e fundit mund t’ju japë shumë etje dhe do ta bëjë të vështirë mbajtjen e agjerimit.
  • Evitoni ushqimet me shumë yndyrë. Përdorni gjithmonë vaj ulliri cilësor.
  • Ndiqni një regjim të ekuilibruar gjatë dy vakteve të Ramazanit dhe evitoni ushqimet e skuqura, ato të përpunuara, të kripura apo të shërbetosura.