Dita e dasmës është një ndër më të rëndësishmet në jetën e çdo vajze (dhe jo vetëm) dhe me shumë gjasa keni ëndërruar që ajo të jetë madhështore dhe e veçantë.
Torta e dasmës është një detaj shumë i rëndësishëm i gjithë ceremonisë suaj. Por, përpara se të kryeni porosinë e saj kini parasysh disa gjëra…
Keni nevojë për një tortë tradicionale dasmash?
Përgjigja e kësaj pyetjeje është në varësi të asaj nëse doni një dasmë tradicionale apo jo. Nëse përgjigja për këtë pyetje është po, mund të vazhdoni me pyetjet e tjera.
A shkojnë bashkë shijet e tortës që dëshironi?
Tregohuni të kujdesshëm që shijet e preferuara të përziera në tortën tuaj të shkojnë sëbashku. Ju mund të pëlqeni për shembull një tortë me shije kokosi dhe mbushje mjedre, por një kombinim i tillë nuk mund të jetë i përshtatshëm. Ruajini shijet të thjeshta dhe të balancuara mirë.
Si mendoni për krem sheqerin?
Tortat me krem sheqeri janë një zgjedhje shumë e mirë për disa, ndërsa të tjerë i pëlqejnë në pamje por jo në shije. Përpara se të zgjidhni tortën tuaj të dasmës përpiquni të flisni me partnerin tuaj dhe bëni zgjedhjen më të mirë për të dy, duke marrë parasysh edhe shijen, edhe pamjen.
Cili është buxheti juaj?
Kur vjen fjala te shpenzimet ato janë vërtet të shumta në dasmë. Nuk është ide e keqe të merrni parasysh se sa është buxheti juaj dhe sa doni të shpenzoni kur bëhet fjalë për tortën e dasmës. Krijuesit e tortave mund të jenë shumë kreativë dhe të bëjnë që të duket shumë mirë dhe të shërbehet këndshëm edhe një tortë më e vogël, e cila do t’iu shërbehet të ftuarve.
Gjeni fjalën që i përshtatet më mirë tortës që doni
Shikoni revista apo torta të ndryshme dhe përcaktojeni me një fjalë tortën që dëshironi. Kur të shkoni të porosisni tortën mund t’ia shpjegoni me një fjalë se si e doni: rustike, elegante, moderne etj. Kjo do ta bëjë më të thjeshtë punën e mëtejshme.
Si dëshironi që të shërbehet torta juaj?
Shumica e njerëzve nuk mendojnë për këtë pjesë, por është mirë të mendoni edhe për këtë para se ta porosisni tortën.
Dëshironi që torta juaj të shërbehet përmes fetave në pjata të vogla apo preferoni diçka më të kompozuar, mbase të mbuluar sipër me krem, me manaferra apo luleshtrydhe ose me ndonjë lloj salce? Kjo është një zgjedhje personale, sigurisht.