Reçeli i luleshtrydheve është mundësia e fundit për t’i ruajtur ato ndërsa sezoni i tyre kalon. E meqënëse jemi në pranverë dhe këtë frut e gjejmë më lirë se kurrë, nëse ju ka shkuar në mendje të përgatisni reçel luleshtrydhesh është e rëndësishme të shmangni disa gabime që bëhen rëndom:

1. Dyfishoni masën

Nëse blini luleshtrydhe të ëmbla është mjaft tunduese që të merrni një tas më të madh dhe të dyfishoni ose trefishoni masën për recetën që po bëni. Rritja e sasisë së reçelit në enë mund të duket efiçente, por do t’ju ngadalësojë procesin. E mira është që të bëni 2 kuti njëherësh dhe jo më shumë.

2. Reduktoni sheqerin

Receta tradicionale e reçelit kërkon shumë sheqer dhe ai sheqer nuk shërben vetëm si ëmbëlsues. Më së shumti ai shërben për të trashur lëngun dhe për të mos lënë ujin të rrjedhë dhe të mos bashkohet në një masë gati-gati xhelatinoze me frutin.

3. Nuk shtoni limon

Limoni është i rëndësishëm për disa arsye në reçelin me luleshtrydhe.

E para është aciditues dhe acidi shërben për të balancuar sheqerin në reçel që të mos bëhet shumë i ëmbël. Dhe së dyti, përmban shumë pektinë dhe nëse nuk po përdorni pektinë të paketuar, limoni do të trashë reçelin.

Këshillë: Shtrydhni një fetë të trashë limoni ose 2 në enë. Nëse nuk po përdorni pektinë komerciale hidhini fetat e shtrydhura brenda, vetëm mos harroni t’i hiqni para se t’a transferoni reçelin në kavanozë.

4. I ndruheni pektinës së paketuar

Ndonëse nuk shihet me sy entuziast nga ata që i bëjnë vetë reçelërat në shtëpi, nuk është kaq i keq. Luleshtrydhet nuk kanë pektinë ndaj nuk e trashin dot lëngun e reçelit të tyre. Mund të përdorni limon ose mollë, pasi kanë shumë pektinë në përmbajtje ose pektinë në kuti.

5. Nuk i gatuani aq gjatë sa duhet

Ndërsa është shumë e rëndësishme të mos e mbigatuani reçelin, mund ta gatuani më pak se ç’duhet. Që të mos lejoni lëngun që të ndahet nga tuli i frutit, ziejini disa minuta më shumë nga ç’kërkon receta dhe përpiquni t’i shtypni pak frutat.