Lidhu me ne

Gatime

Të kripura apo të ëmbla në mëngjes – Çfarë këshillohet

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë.

Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës.

Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.

Pse i zgjidhni?

Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë.

Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm.

Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat.

Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit.

Kjo ndodh kryesisht si pasojë e dehidratimit.

Nëse një mbrëmje më parë keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë.

Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.

Të ëmbla apo të kripura, si të bëni zgjedhjen e duhur për shëndetin 

Sipas të dhënave të AgroWeb.org njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes.

Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë.

Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë.

Kur vjen puna tek yndyrnat dhe sheqernat, është e udhës të konsumohen alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.

Një shembull është mjalti në vend të sheqerit.

Nëse ju pëlqejnë të ëmblat ju mund të konsumoni fruta pylli të cilat janë të pasura me antioksidantë.

Nëse ju pëlqejnë të kripurat, ju mund të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë vezë, djathë, spinaq e ullinj.

Sa i përket shijes, ekspertët thonë se përsa kohë ushqeheni shëndetshëm, ju mund të zgjidhni atë që kënaq oreksin tuaj.

Nëse dëshironi të eksperimentoni dhe të bëni një vlerësim mbi rolin e një mëngjesi të ëmbël apo të kripur ju mund ta bëni këtë mjaft lehtë.

Për 2-3 ditë mund ta nisni ditën me ushqime të ëmbla dhe ditët e tjera të kripura.

Gjatë këtyre ditëve mbani shënim nivelet e energjisë, përqendrimit dhe gjendjes fizike.

Në këtë mënyrë do të jetë vetë trupi që do të tregojë se për çfarë ka nevojë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook