Rama, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në Parlament, tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

Ne nuk e kemi marrë mandatin për të negociuar përpara se sa të vijnë zgjedhjet e vitit 2021. Zgjedhje të parakohshme se tani na ka mbetur fallxhorja pa rrogë nuk ka.

Vendimi nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme i përket vetëm Partisë Socialiste.

“Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi, zero. Kjo është pjesë e mënyrës se si ndërtohen strategjitë e brendshme por kjo është thjesht dhe vetëm vullnet i njëanshëm i PSSH në rast se do të gjykojmë ne por jo për shkak të tyre”, tha Rama.

Kryeministri i bëri thirrje edhe deputetëve të rinj të parlamentit, të cilët morën mandatet e dorëzuara nga opozita se duhet të ndahen “një orë e më para nga ta jo thjesht kush është brenda, kush është jashtë por t’i jepni Shqipërisë një zgjidhje tjetër që të ketë një mundësi tjetër se ato dy sigla ne do i çojmë për skrap. Kaq po ju them.”

 Madje ai i përgëzoi ata për vendimin për të hyrë në paralment, duke i thënë se:

 Ata (deputetët që lanë mandatet në 16 shkurt) ju anatemojnë se janë xhelozë me ju, se jeni më të zgjuar se ata. Ikën vetë, tani shtyjnë policët të futen prapë.

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, Rama u shpreh se:

Nga procesi i dekriminalizimit në grupin e Partisë Socialiste ka pasur vetem 1 person, të vetëm, me një dënim në të shkuarën.