Kryesore
FOTO+ VIDEO: Mrekullitë e Dritan Lelit, në Vlorë mund të “peshkosh” edhe në Bulevard
Vazhdojnë përmbytjet në Vlorë. Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm kanë sjellë probleme në qytetin bregdetar.
Pothuajse të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit janë të mbuluara nga uji, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.
Si pasojë e ujit që ka vërshuar në rrugë mund të themi pa frikë që në Vlorën e Dritan Lelit mund të “peshkosh” edhe në Bulevard.
Rrugët e bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia, dhe në rrugën Muze.