Lidhu me ne

Aktualitet

Presidenti mbron rektorin

Ilir Meta kthen mbrapsht një tjetër propozim të qeverisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, të cilin Presidenti ka refuzuar ta shkarkojë.

Kreu i Shtetit rendit 17 argumenta që provojnë se shkarkimi i Konit është i pambështetur në asnjë dispozitë ligjore. Sipas Metës përpjekja për t’i ngarkuar rektorit Koni, “një përgjegjësi të paqenë jo vetëm që është i pa drejtë, por është keqpërdorur edhe mediatikisht me qëllim që publikut të gjerë t’i përcillet një informacion i rremë, në mënyrë që e gjithë përgjegjësia e mosfunksionimit të sistemit informatik të Universitetit të Tiranës, publikisht t’i transferohet Rektorit të Universitetit të Tiranës”.

Meta thotë se për Konin u hartuan dy raporte nga Ministria e Arsimit, një në kohën e Lindita Nikollës dhe një pas ardhjes së Besa Shahini. Këtu sipas presidentit e ka pikënisjen gjithë prapavija politike për shkarkimin e Konit pasi riaktivizimi i grupi të punës nga Shahini është përtej afateve dhe pa një urdhër tjetër të ministrit që të riaktivizonte këtë grup pune me qëllim rivlerësimin e çështjes.

Meta po ashtu vë në dukje zellin e ministres për t’i shërbyer qëllimit politik të çështjes në shkelje të procedurave.“Ministri i Arsimit, ka nënshkruar urdhrin e pezullimit dhe propozimin për shkarkim në datë 12 prill 2019 dhe, për të bërë ditur publikisht këtë vendimmarrje të tij, Ministri i Arsimit më datë 13.04.2019, ditë e shtunë, ka mbajtur një deklaratë për mediat, ndërkohë që, propozimi shkresor zyrtar nuk ishte paraqitur përpara autoritetit të Presidentit të Republikës, pasi ky propozim është dorëzuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, ditën e hënë, më 15 prill 2019, administruar me nr.1169 prot., datë 15.04.2019”

Argumentat e Metës për mosshkarkimin e Konit:

  • Shkelje procedurale dhe të afateve të përcaktuara;

  • Angazhim politik për t’i shërbyer një qëllimi të diktuar paraprakisht;

  • Diktim i qartë vullneti nga ana e ekzekutivit;

  • Tejkalim të kompetencave nga grupet e punës të kontrollit të ngritura nga MASR;

  • Shkelje të mekanizmave dhe parimeve ligjorë e kushtetues;

  • Qasje subjektive dhe arbitrare;

  • Mungesë, apo neglizhencë të qëllimshme komunikimi ndërinstitucional;

  • Cenim të parimeve kushtetuese për një proces të rregullt ligjor;

  • Mospërputhje ligjore dhe kundërshtim flagrant me parashikimet kushtetuese;

  • Presion të hapur dhe publik, përtej frymës së ligjit, mbi Rektoratin e Universitetit të Tiranës;

  • Tjetërsim të qëndrimeve institucionale të pambështetura në prova dhe dispozita ligjore;

  • Keqpërdorim mediatik;

  • Desinformim të publikut;

  • Përpjekje të dukshme për të faturuar gjendjen e sistemit arsimor tek Rektorati i Universitetit të Tiranës;

  • Mungesë vullneti dhe adresimi tek organet e drejtësisë për zgjidhje të konflikteve;

  • Mungesë e një analize shteruese të problematikave;

  • Rrezikshmëri për cenimin e autonomisë tëinstitucioneve të Arsimit të Lartë dhe të lirisë akademike.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook