Krem karameli është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, sidomos për festa. Jo vetëm që është e thjeshtë në përgatitje, por mund të ruhet dhe në frigorifer për t’a servirur një ditë pas. Një krem karamel i bërë në shtëpi nuk ka nevojë për asnjë zbukurim shtesë, thjesht një pjatë të këndshme.
Përbërësit për 8 racione:

Përbërësit
1 gotë sheqer, i ndarë
1 l qumësht me yndyrë
8 vezë të mëdha
¼ lugë çaji kripë
1 1/2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Ujë të zier
Koha e përgatitjes: 50 minuta

Përgatitja
Në një tigan të mesëm në flakë të mesme-të ulët, shkrini dhe karamelizoni gjysmë gote sheqer. Tundeni herë pas here tiganin dhe përziejeni sheqerin që të marrë ngjyrë të njëtrajtshme. Sheqeri ëhstë karamelizuar kur të marrë ngjyrë kafe të njëtrajtshme. Ndajeni në mënyrë të barabartë në 8 forma për pjekje në furrë.
Vendosini në një tavë për furrë të thellë rreth 3 cm larg njëra-tjetrës.
Ngroheni furrën më parë në 163 gradë celcius. Në një enë të pastër hidhni qumështin dhe vëreni në flakë mesatare dhe lëreni sa të ngrohet, rreth 5-7 minuta. Mos e lini të vlojë.
Përzieni bashkë vezët me sheqerin e mbetur dhe lëreni të pushojë rreth 5 minuta. Me ngadalë hidhni 2/3 e qumështit në përzierjen me vezë dhe sheqer duke i përzier vazhdimisht. Më pas sërish duke përzier e shtoni këtë masë tek pjesa e mbetur e qumështit në enë. Hidhni kripën dhe ekstraktin e vaniljes.
Me shumë kujdes hidhni masën e nxehtë tek format ku keni hedhur sheqerin. Hidheni ujin e nxehtë tek tava e madhe ku keni vendosur format krem karamel deri në gjysmë të formave dhe piqini për 30-35 minuta. Hiqini dhe lërini të ftohen për 5 minuta. Hiqini nga uji dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti për 20 minuta.
Kaloni me kujdes spatulën rreth anëve të çdo forme dhe kthejini përmbys në çdo pjatë. Shërbejini në temperaturë dhome ose ftohini për një ditë.