Lidhu me ne

Aktualitet

Haradinaj sulmon kryeministrin Rama

Kryeministri në detyrë në Kosovë Ramush Haradinaj sulmon kryeministrin , Edi Rama.

“Kush është kryeministri Rama t’i kallëzoje Kosovës ç’ka do bohet me Kosovën. Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse qenka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e Kosovës. Ai le të kallëzojë qysh veç një parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri. Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, ka thënë sot Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tërthorazi e ka përmendur edhe skandalin e Ramës me hartën, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë nga facebook-u i kryeministrit Edi Rama. Edhe kjo shkaktoi  revoltë në Kosovë, ndonëse ishte një lapsus nga stafi kreyministror i Edi Ramës.

Kreu i Qeverisë kosovare, gjithashtu, i ka dhënë përgjigje Ramës edhe për zhvillimet në Samitin e Berlinit.

Kryeministri i Shqipërisë në një intervistë në “Opinion” kishte thënë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kishte thënë Haradinajt në Berlin se nëse do ta hiqte taksën Serbisë, Kosova brenda 6 muajve do të merrte liberalizim të vizave.

Një gjë të tillë e ka rrëzuar sot Kryeministri kosovar, Haradinaj, duke thënë se deklarata të tilla nuk qëndrojnë shkruan Express.

“Nuk qëndron ajo që ka thënë ai, ato janë krejt pallavra. As Presidenti Macron as kancelarja Merkel nuk e kanë nxjerrë në tavolinë se heqim vizat, hiqe taksën”- ka shtuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë ka thënë se veprimeve të Edi Ramës po ua sheh sherrin edhe Kosova.

“Nëse është kështu pse s’po ia japin negociatat z. Rama nëse qenka kaq i mençur. Dobësitë e tij po i bëjnë dëm edhe Kosovës, më beso”, ka insistuar kryeministri kosovar.

Në fund teksa ka folur për idenë e prekjes së kufijve, Haradinaj ka thënë se një ide e tillë ka qenë vdekjeprurëse, të cilën është detyruar ta luftojë.

“Hapja e bisedave për territoret ka qenë vdekjeprurëse ka qenë shkatërruese për mua për qeverinë. Jom detyru me luftu kundër asaj ideje”, ka përfunduar Haradinaj.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook