Lidhu me ne

Temporal

Si funksionon OSBE-ja

Nga Exit News

Si funksionon OSBE-ja – Exit Shpjegon

Kryeministri Rama.

Shqipëria mori presidencën  e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri (OSBE). Kryeministri Edi Rama tha se Presidenca e Shqipërisë do të kishte synim kryesor mbështetjen e marrëveshjeve të nënshkruara për shuarjen e konflikteve dhe nxitjen e respektimit të tyre. Ai deklaroi se çështja e Ukrainës do të ishte kryesore dhe se për këtë, për punë javësh, do të ishte vendi i parë që do të vizitonte si kryesues i OSBE-së.

Në fakt roli i Presidencës nuk është vendimarrës në këtë organizatë. Exit News sjell më poshtë organet e OSBE dhe rolin e secilës prej tyre.

Presidenca e OSBE-së

OSBE-ja kryesohet, çdo vit, nga një Shtet pjesëmarrës i ndryshëm. Ministri i Jashtëm i atij shteti shërben si Kryetar i Radhës dhe punon bashkë me Kryesinë paraardhëse dhe atë pasardhëse: së bashku, të tria Kryesitë formojnë Trojkën e OSBE-së. Kryetari i Radhës mund të emërojë përfaqësues personal. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e Këshillit të Përhershëm.

Këshillin e Përhershëm

Këshilli i Përhershëm (KP) është organi kryesor vendimmarrës për konsultime politike dhe për mbarëvajtjen e punës ditore operative të OSBE-së ndërmejt mbledhjeve të Këshillit Ministror të OSBE. KP zbaton, në fushën e tij të kompetencave, detyrat e përcaktuara dhe vendimet e marra nga Samitet e OSBE-së dhe Këshilli Ministror. Takimet e Këshillit të Përhershëm zhvillohen një herë në javë në Vjenë. Ata thirren dhe kryesohen nga Drejtuesi i OSBE. Këshilli i Përhershëm përbëhet nga delegatë të 57 shteteve pjesëmarrëse. Kryesuesi mund të ftojë zyrtarë të nivelit të lartë nga shtetet pjesëmarrëse dhe organizata, institucione dhe iniciativa të tjera ndërkombëtare për të adresuar një takim si folës të ftuar

Sekretariati

I zgjedhur nga Këshilli Ministror për një mandat trevjeçar, Sekretari i Përgjithshëm drejton Sekretariatin me seli në Vjenë dhe mbështet drejtpërdrejt Kryesinë e OSBE-së. Përveç funksioneve administrative, Sekretariati ka në përbërje edhe Qendrën për Parandalimin e Konflikteve, si edhe departamente e njësi që fokusohen në veprimtari ekonomike dhe mjedisore, bashkëpunimin me vendet dhe organizatat partnere, barazinë gjinore,parandalomin e trafikimit, si dhe kërcënimet transnacionale.

Asambleja Parlamentare

Asambleja Parlamentare mbledh mbi 300 ligjvënës nga parlamentet e Shteteve pjesëmarrëse të OSBEsë, për të çuar përpara synimet e OSBE-së për siguri gjithëpërfshirëse përmes dialogut ndërparlamentar. Parlamentarët e OSBEsë luajnë një rol kyç edhe në veprimtaritë e Organizatës për vëzhgimin e zgjedhjeve, bëjnë vizita në terren dhe angazhohen në diplomacinë parlamentare.

OSBE-ja ka në përbërje dhe tre institucione të specializuara.

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e vendosur në Varshavë, përkrah zhvillimin demokratik dhe të drejtat e njeriut. Puna e saj përfshin vëzhgimin e zgjedhjeve, mbështetjen e shtetit të së drejtës, nxitjen e tolerancës dhe mosdiskriminimit, si edhe përmirësimin e situatës së romëve dhe sintëve. ODIHR-i organizon Mbledhjen e Zbatimit të Dimensionit Njerëzor, që është konferenca vjetore më e madhe e të drejtave të njeriut në rajonin e OSBE-së.

Përfaqësuesi për Lirinë e Medias, me seli në Vjenë, vëzhgon zhvillimet e medias dhe bën paralajmërime të hershme për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke nxitur respektimin e plotë të të gjitha angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.

Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare, si instrument për parandalimin e konflikteve, me seli në Hagë, përdor diplomacinë e qetë dhe veprimin e shpejtë për të kërkuar zgjidhjen e tensioneve etnike, që mund të vënë në rrezik paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook