Lidhu me ne

Kryesore

Rama egoist: Falë masave të mia jeni sot gjallë, jemi numri 1 në botë

Janë masat dhe strategjia e kësaj lufte që kemi ndërmarrë që na kanë sjellë deri këtu dhe falë shumicës dërrmuese të këtij vendi që sytë i kanë për të parë dhe mendjen në punë dhe e kanë mbështetur këtë strategji me sjelljen e tyre.

Rama: Falë masave të mia jeni sot gjallë, jemi numri 1 në botë

Kryeministri Edi Rama doli në një tjetër video-konferencë në rrjetet sociale ku përsëriti edhe njëherë tjetër se jemi gjallë vetëm falë masave të qeverisë dhe u mor gjatë si zakonisht me ata që e kritikojnë.

Më tej, Edi Rama tha se rreziku për t’u infektuar nga Covid-19 do të vijojë të jetë permanent dhe për këtë arsye njerëzit duhet të mësohen me mënyrën e re të jetesës.

“Duhet të dalim me kokën lart nga kjo sfidë që ka vënë në vështirësi shumë vende serioze. Ndërkohë që po hapemi është shqetësuese që po flitet pa lidhje. Mirë që nuk do ta shohësh kryeministrin, por shikoni çfarë ndodh në botë. Jemi vendi me numrin e vdekjeve më të ulët në botë për 1 milionë banorë dhe vendi me numrin më të ulët të pacientëve të shtruar në spitale.

Si mendoni ju se jemi në këtë situatë pa marrë masat shtrënguese? Janë masat dhe strategjia e kësaj lufte që kemi ndërmarrë që na kanë sjellë deri këtu dhe falë shumicës dërrmuese të këtij vendi që sytë i kanë për të parë dhe mendjen në punë dhe e kanë mbështetur këtë strategji me sjelljen e tyre.

E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera. Në Itali nuk lëvizet nga një komunë në tjetrën. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë në vendet e punës. Lexoj që më thonë e gjithë bota u hap, nuk është e vërtetë. Fola prapë me kryeministrin e Danimarkës, të njëjtat dilema për vendimmarrjen, pasi nëse lufta shkon për keq përgjegjësinë e marrim ne.

Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet. Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste. Nuk mjafton as ushtria nëse nuk jeni ju ruajtës të shëndetit tuaj dhe familjes.

Kam frikë nga padituria që mund të marrë jetë të pafajshme. Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë, duhet të riorganizojmë jetën e përditshme. Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap”, u shpreh Edi Rama.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook