Lidhu me ne

Gatime

Rosto viçi – Mënyra Perfekte Si Ta Përgatisni Plot Shije

Rosto Shtëpie – Mënyra Perfekte Si Ta Përgatisni Plot Shije

Rosto shoqërohet në mënyrë fantastike me patate të pjekura, të skuqura por edhe me pure patatesh. Foto: Flickr

Një recetë fantastike, e cila vendos ndonjëherë amvisat përballë sfidës nëse do ta përgatisin apo jo ashtu siç duhet.

Por Podiumi ju sjell më poshtë mënyrën ideale të përgatitjes së rostos në shtëpi.

Rosto shoqërohet në mënyrë fantastike me patate të pjekura, të skuqura por edhe me pure patatesh.

Por ajo shoqërohet gjithashtu me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, fërgesa të ndryshme shtëpi etj.

Përgatitja e Rostos së Shtëpisë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

500 gr mish viçi tul

4 lugë gjelle vaj ulliri

5-6 thelpinj hudhra

1-2 kokrra qepë

1-2 karrota

Piper kokërr

1 lugë gjelle miell

Kripë

½ e gotës së ujit me verë të kuqe

Përgatitja

Podiumi ju udhëzon se për përgatitjen e rostos së viçit duhet të merret pjesa e anëshme ose e jashtëme e kofshës.

Kjo pjesë e mishit pastrohet me kujdes përmes një thike të mprehtë nga cipat dhe damarët.

Më pas, mishi shpohet me thikë të hollë me majë në disa vende në të gjithë pjesën dhe mbushet në çdo vrimë me nga një thelpi hudhër, pak piper kokërr edhe kripë.

Pjesa e mishit vendoset në tavë, sipër mbulohet me qepë dhe karrota të grira, pak piper kokërr, kripë dhe vaji i ullirit.

Futet në furrë të piqet me 200 gradë përreth një orë e gjysmë. Gjatë procesit të pjekjes kujdesemi që mishin herë pas here ta spërkasim me lëngun e vet.

Kur të piqet kullohet nga lëngu dhe pritet në të kundërt të fijeve të mishit.

Skuqim në një tigan miellin me pak gjalpë dhe shtojmë aty lëngun e mbetur në tavën ku poqëm mishin dhe më pas roston e presim në feta feta e ndajmë në pjata dhe e spërkasim sipër me salcën e përgatitur.

Shënim: Gjatë pjekjes së rostos kur shteron lëngu duhet shuar me verë dhe më vonë shtohet pak ujë i nxehtë, me qëllim që mishi të ketë vazhdimisht pak lëng.

Kjo recetë është konsultuar me recetat e gatimit të mjeshtres së kulinarisë shqiptare Evgjeni Harrizi.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix8 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix8 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix8 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook