Lidhu me ne

Gatime

Si të bëjmë turshi me domate të vogla ?

Domatet Turshi, Xhevahiri i Kuzhinës Shqiptare

Domatet Turshi, Xhevahiri i Kuzhinës Shqiptare

Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave. Domatet turshi janë pjesë e çmuar e kuzhinës tradicionale të Shqipërisë. Përgatitja e tyre kërkon kohë, zemër dhe përkushtim nga amvistat shqiptare. Ato njihen zakonisht si “zahire” dhe përgatiten gjatë verës për t’u bërë gati dhe konsumuar në dimër. Të bërit turshi nëpërmjet fermentimit me shëllirë ose uthull është një teknikë e mirë e ruajtjes së perimeve. Recetat e turshive variojnë nga kultura dhe vende të ndryshme dhe shpesh përfshijnë edhe përdorimin e erëzave. Llojet më të përhapura të turshive në Shqipëri janë ato të domates, lakrës, specave, perimeve të përziera, kastravecave, patëllxhanëve dhe panxharit. Domatet turshi janë ndër më të preferuarat për shumë shqiptarë. Përveç vitaminës C, fermentimi çliron acidin laktik dhe probiotikët të cilët ndihmojnë tretjen. Siç e dimë, frutat dhe perimet e freskëta përmbajnë antioksidantë natyralë që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se fermentimi në ndryshim nga gatimi i ruan antioksidantët. Turshitë përmbajnë sasi të moderuara të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, thiaminës, riboflavinës, niacinës, vitaminës B-6, folatit, vitaminës B-12, vitaminës A, vitaminës E, vitaminës D, dhe vitaminës K. AgroWeb.org dëshiron të ndajë me ju recetën më të mirë shqiptare të domateve turshi. Si të përgatisni domatet jeshile turshi Përbërësit * 1 kg domate jeshile, të pastruara dhe të prera në katër. * 1 gotë me uthull të bardhë * 1 gotë me ujë * 1 lugë gjelle me kripë e fortë * 3 lugë çaji me fara lulekopre * 6 thelbinj hudhër të qëruar * 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr * 3 gjethe dafine Udhëzimet 1. Sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët. 2. Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë. 3. Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni : -1 lugë çaji me fara lulekopre -2 thelbinj hudhër -Çerek luge çaji me piper kokërr -1 gjethe dafine 4. Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë. Hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe. Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët. 5. Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë. 6. Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit. Përfitimet e domates jeshile Vitaminat antiokisdantë: Një domate e madhe jeshile përmban 43 miligramë vitaminë C duke plotësuar gjysmën e dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe pothuaj 60 përqind të dozës ditore për femrat. Në të njëjtën kokërr gjeni 58 mikrogramë të vitaminës A, duke plotësuar një të dhjetën e dozës së rekomanduar ditore. Marrja e këtyre vitaminave e mbron sistemin imunitar dhe parandalon plakjen e parakohshme. Vitamina K dhe Vitaminat B: Vitaminat B e ndihmojnë organizmin të përdorë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet për prodhimin e energjisë. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Një domate jeshile ofron 10 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminave B, thiaminës, acidit pantotenik dhe më pak se 10 përqind të riboflavinës dhe niacinës për të cilat keni nevojë çdo ditë. Minerale, Proteina dhe Fibra: Ndonëse domatja jeshile përmban pak minerale, ajo plotëson nivelin e ushqyesve të rekomanduar me 5-10 përqind të hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit dhe manganit. Këto minerale ushqejnë gjakun, nervat, kockat dhe muskujt

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix5 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi19 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi19 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix19 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix19 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske19 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook