Connect with us

Gatime

Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm

Ushqyerja e shëndetshme nuk ka të bëjë me kufizime, humbje drastike në peshë apo heqjen dorë tërësisht nga ushqimet e preferuara. Ushqyerja e shëndetshme ka të bëjë me ndjesinë e të qenurit mirë, plot energji, shëndet dhe humor.

Në ditët e sotme, të gjithë janë të tejngopur, në konflikt dhe konfuzë nga informacionet dhe këshillat që mund të lexojmë çdo ditë. Një herë del një ekspert që thotë se një ushqim të bën mirë, të nesërmen del tjetri që thotë se të bën keq. AgroWeb.org ju rekomandon hapat e mëposhtëm që synojnë të sjellin më shumë kthjelltësi në mendjen e konsumatorit konfuz por të vendosur për të ngrënë shëndetshëm dhe për të pasur një mendje dhe trup të shëndetshëm.

Hani kur ndieni uri fizike
Dëgjojini sinjalet e trupit. Përpara se të hani, ndaloni dhe pyeteni veten nëse ka me të vërtetë uri, apo ka arsye të tjera siç janë stresi, merzia, etj që nxisin dëshirën e verbër për të ngrënë. Nëse krijoni një ditar të mirëfilltë ushqimor do të njihni më mirë nevojat dhe modelet tuaja të të ngrënit.

Hani racione të vogla
Ngrënia e tre vakteve të vogla së bashku me racione të shëndetshme të ndërmjetme është një mënyrë që garanton ngopje afatgjatë dhe metabolizëm prej kampioni. Mos hiqni dorë nga vaktet sepse në vaktin e rradhës me siguri do ta teproni.

Hani dhe pini ngadalë
Jepini vetes një shans dhe përpiquni të kuptoni nëse ndiheni të kënaqur edhe pa qenë të ngopur plotësisht. Ngadalësia ju ndihmon të gjeni kënaqësi tek ushqimi.

Të ngrënit shëndetshëm është një zgjedhje.
Kujtohuni për ndjenjën e mirë që ju lë një ushqim i shëndetshëm në krahasim me një ushqim të shpejtë e të keq. Formula 80/20 nuk duhet harruar (hani shëndetshëm në 80% të kohës dhe 20% tjetër hani ushqimet për të cilat ju ‘erren sytë’). Mundohuni të përqafoni një qasje pozitive ndaj ushqimit. Mos i kategorizoni ushqimet si të mira ose të këqija por etiketojini ato si ‘të përditshme dhe rastësore’ ose ‘ushqimet 80/20.’ Një metodë e tillë do të shuajë ndjesinë e fajit që shfaqet kur keni ngrënë një ‘ushqim të ndaluar’.

Mos bëni asgjë tjetër kur jeni duke ngrënë

Nëse jeni duke lexuar, punuar apo parë TV teksa jeni duke ngrënë, me siguri nuk do të jeni të aftë të kini mendjen në pjatë, dhe nuk do ta shijoni. Përtypuni ngadalë dhe shijoni çdo kafshatë.

Lexoni sinjalet e trupit
Nëse ju ka shkuar mendja për diçka të ëmbël, mundohuni të zgjidhni një alternativë tjetër të shëndetshme ose nëse nuk ju gjendet, dorëzojuni dëshirës por pjesërisht. Mos e kufizoni veten. Hani sasi të vogla dhe shmangni shpërthimet e mëvonshme.

Mbani ditar
Përpiquni të identifikoni arsyet shpirtërore ose mendore që ju çojnë drejt ushqimit më shpesh se zakonisht. Nëse e bëni këtë do të gjeni edhe zgjidhje më të shëndetshme dhe do të jeni më të përgatitur.

Furnizime të shëndetshme
Mbusheni frigoriferin dhe raftet me ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime që mund të shihen lehtë me sy dhe mbi të gjitha mund të kapen menjëherë me dorë.

Tregoji botës
Thuaji vetes dhe të tjerëve që jeni duke ngrënë shëndetshëm por nuk jeni në dietë. Do të habiteni po të mësoni se sa e rëndë është fjala ‘dietë’ për trurin.

Uria është armik
Mos iu dorëzo urisë. Hani përpara se të dilni me miqtë, përndryshe në mbrëmje do të kullufisni çdo gjë që do iu dalë përpara/AgroWeb

Continue Reading

Me teper

Radar4 mins ago

“E vërteta do të dalë në dritë”, Carla Bruni në mbështetje të bashkëshortit të saj Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicola Sarkozy u dënua ditën e djeshme nga një gjykatë franceze me 3 vjet burg mbi akuzat për...

Temporal28 mins ago

“Ju flet Moska” – Kush qëndron pas biznesit kriminal të Klodiana Lalës

Gazetarët investigativë në Shqipëri ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora....

Kryesore1 hour ago

Mediu: Rama tenton të krijojë karantinë për opozitën

  Gjykata Kushtetuese do të gjykojë këtë të martë kërkesën e Partisë Republikane në lidhje me kundërshtimin e vendimit për...

Kritike1 hour ago

Kryeministri si shef pavijoni

Prej kohësh, qesharakja me shqetësuesen ndërrojnë vendet. E shëmtuara dhe propagandistikja janë bërë trup i vetëm e megjithatë nuk ndalen....

Kryesore1 hour ago

Shqipëria ndër vendet e fundit në botë për vaksinimin kundër Covid-19

Foto ilustruese Shqipëria është një ndër vendet e fundit në botë sa i përket numrit të personave të vaksinuar kundër...

Temporal2 hours ago

Aleatët e Bashës si ‘inglorious bastards’

Alfred Lela Në krizën e madhe që prodhojnë listat, sa herë ato i bën Basha, ka edhe një krizë të...

Kryesore2 hours ago

Jorida Tabaku: Kujt i duhet më Edi Rama?

Nga Jorida Tabaku Si gjeli që krekoset në majë të një grumbulli dështimesh, Edi Rama kërkon një mandat të tretë....

Kryesore2 hours ago

Basha akuzon Ramën se ka dëmtuar buxhetin me 6.2 miliardë euro

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka shkaktuar 6.2 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit. Përmes një...

Radar2 hours ago

Kur infektohet me Covid-19 një grua shtatzënë, çfarë ndodh me fëmijën?

Ndër pyetjet e shumta që na mundojnë lidhur me pandeminë Covid-19, nisur nga “kur do të mbarojë e gjitha kjo...

Kryesore3 hours ago

Borxhi i jashtëm u shtua me 1 miliard euro më 2020, ritmi më i lartë e tre dekadave

Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë Borxhi...

Facebook