Podiumi



  • Home
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Temporal
  • Kioske
  • Radar
  • Letersi
  • Kritike
  • Sport
  • Stil
  • Gatime
  • Kontakt
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Byrek me Djathë, Receta e Përgatitjes

Feb 18, 2021 Editori Gatime 0


Byrek i Shpejtë Shtëpie me Petë të Gatshme dhe Djathë

Receta e Përgatitjes së Byrekut me Djathë dhe Petë të Gatshme. Foto: Flickr

Byreku, gatimi tradicional shekullor që na sjell ndër mend duart e gjysheve.

Ky gatim ka qënë pjesë e tryezave të shumë familjeve në çdo rast.

Ndonëse siç thamë kjo traditë është kaluar brez pas brezi mbetet gjithnjë e shijshme dhe shumë e përdorshme edhe në ditët e sotëme.

Shijet e byrekut janë të larmishme në varësi të zonës ku përgatitet apo shijeve të gjithësecilit.

Këto shije janë sofistikuar dhe ndryshuar me kalimin e kohës dhe e tillë është edhe receta e sotme.

Më i njohuri dhe i dashuri njëkohësisht është padyshim byreku me djathë.

Kjo për shkak të shijes së lehtë dhe të thjeshtë që ky kombinim ka.

Në këtë recetë AgroWeb.org do t’ju tregojë se si të përgatisni byrekun e gjysheve tuaj në pak minuta në shtëpi.

Byreku me petë të gatshme dhe djathë është sa i lehtë në përgatitje aq edhe i shijshëm dhe i veçantë.

Më poshtë gjeni të shpjeguar hap pas hapi se si t’a përgatisni atë shumë shpejt në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

1 pako me petë të gatshme

500 gr djath i bardhë ose gjizë

150 gr gjalp

5 vezë

gjysmë gote ujë

një lugë sodë buke

Përgatitja

Për të përgatitur shpejt këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të zgjidhni një tavë drejtkëndëshe pak a shumë sa madhësia e petëve.

Hiqni ndërkohë petët e gatëshme nga paketimi dhe shtroni në tavë dy prej tyre.

Në një enë të thellë thërrmoni me duar të gjithë sasinë e djathit të bardhë dhe hidhni një grusht tek petët e para.

Mbulojeni atë me 2-3 petë të tjera dhe hidhni përsëri një grusht me djathë të thërmuar.

Bëjeni këtë derisa i gjithë djathi dhe petët të kenë mbaruar.

Kujdesuni të ruani 1-2 petë të fundit për të mbuluar byrekun, vendosini ato me kujdes sipër shtresës së fundit të djathit.

Pasi të keni mbaruar priteni byrekun tuaj në katrorë të barabartë me madhësi mesatare.

Ndërkohë në një enë hidhni të gjitha vezët dhe gjysmë gote uji të përzier më parë me një lugë sodë buke.

Trazojini të gjithë këta përbërës bashkë dhe hidhjani byrekut në të gjithë sipërfaqen e tij.

Bëni kujdes t’i shpërndani vezët në mënyrë të barabratë, tundeni pak tepsinë me duar në mënyrë që të marrë shijen e tyre i gjithë byreku.

Në një tigan shkrini sasinë e gjalpit dhe hidheni sërisht sipër byrekut duke vepruar siç bëtë me vezët.

Kujdesuni t’i hapni pak me thikë të carat mes petëve në mënyrë që të kullojë edhe gjalpi.

Sipas dëshirës mund t’a lini tavën 30 minuta në frigorifer në mënyrë që petët të thithin mirë gjalpin dhe vezët.

Futeni më pas të piqet në temperaturën 180 gradë për 25-30 minuta.

Mund t’a konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë dhe t’a ruani në frigorifer.


  • Byrek, Byrek me Djathë, djathe, me, Receta e Përgatitjes
  • tweet
Mosha kur fëmija flet dhe rastet kur duhet të shqetesoheni Ca mesazhe të shkurtra për t’i shkruar shokut që s’kujtohet kurrë (ose dikujt që ju pëlqen)

Editori

Artikuj të ngjashëm
  • Përshesh me gjel deti sipas Arbana Osmanit
    Përshesh me gjel deti sipas Arbana...

    Jan 01, 2021 0

  • Hygeia Dent një ndër klinikat dentare më të mira në Tiranë  / Best dental clinic in Tirana –  Albania
    Hygeia Dent një ndër klinikat dentare...

    Oct 30, 2020 0

  • Maskë pastruese për fytyrën, me vaj ulliri dhe mjaltë
    Maskë pastruese për fytyrën, me vaj...

    Oct 18, 2020 0

  • Gazetat e sotme / Lista me gazetat dhe portalet shqiptare
    Gazetat e sotme / Lista me gazetat dhe...

    Oct 05, 2020 0

Më tepër nga kjo kategori
  • Si të bëjmë bakllava shtëpie
    Si të bëjmë bakllava shtëpie

    Feb 21, 2021 0

  • Njihuni me 10 rregullat e arta si të ushqeheni shëndetshëm
    Njihuni me 10 rregullat e arta si të...

    Jan 25, 2021 0

  • A është sushi një ushqim i shëndetshëm?
    A është sushi një ushqim i...

    Jan 15, 2021 0

  • Kur është koha e duhur për të ngrënë mëngjes, në mënyrë që të mos shtojmë peshë
    Kur është koha e duhur për të...

    Jan 10, 2021 0


Aktualitet

PROVOKON VELIAJ: FTOJMË EDHE TË FUNDIT QË KANË MBETUR NË LSI, QË TË BASHKOHEN ME PS

PROVOKON VELIAJ: FTOJMË EDHE TË FUNDIT QË KANË MBETUR NË LSI,...

Feb 21, 2021 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për të gjithë Qarkun ka bërë thirrje edhe nga Rrogozhina për të gjithë të zhgënjyerit nga LSI dhe PD të bashkohen me Partinë Socialiste, drejtimi i duhur sot për Shqipërinë. Ne si PS...
Read More
Gjeniu Nikolla Teslla (Nicola Tesla) ishte shqiptar

Gjeniu Nikolla Teslla (Nicola Tesla) ishte...

Feb 21, 2021 0

Mesila Doda kujton 20 shkurtin: Diktaturat nuk bien vetë, ato duhen rrëzuar

Mesila Doda kujton 20 shkurtin: Diktaturat nuk...

Feb 20, 2021 0

Pse çojnë njerëzit ushqim në spital?

Pse çojnë njerëzit ushqim në spital?

Feb 15, 2021 0

“Sa shumë kanë ndryshuar me taksat e shqiptarëve”

“Sa shumë kanë ndryshuar me taksat e...

Feb 07, 2021 0

Të Fundit

  • Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm
    Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm

    Feb 23, 2021 0

  • Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë
    Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë

    Feb 22, 2021 0

  • Doda bën denoncimin: Veliaj garanton vende pune me kontrata 3-mujore për të siguruar vota
    Doda bën denoncimin: Veliaj garanton vende pune me kontrata...

    Feb 22, 2021 0

  • Arbitrazhet, dëmi 450 mln euro
    Arbitrazhet, dëmi 450 mln euro

    Feb 22, 2021 0

Kritikë

  • “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për drejtuesit e programeve të mëdha televizive
    “Unë ju akuzoj”… letra e një mësuesi për...

    Jan 09, 2021 0

  • Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.
    Kemi tmerrësisht shumë policë rrotull nesh.

    Dec 23, 2020 0

  • Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!
    Heronj që vdesin-shtet që bën sehir!

    Dec 15, 2020 0

Te fundit

  • Vetëm 24 orë nga publikimi, trajleri i filmit “Cruella” thyen rekorde
    Vetëm 24 orë nga publikimi, trajleri i filmit...

    Feb 23, 2021 0

  • Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm
    Të Dymbëdhjetët e pamjaftueshëm

    Feb 23, 2021 0

  • 10 kuriozitete të veçanta që ndoshta iu sjellin pak buzëqeshje
    10 kuriozitete të veçanta që ndoshta iu sjellin pak...

    Feb 22, 2021 0

  • 10 kuriozitete që ndoshta nuk i dini mbi makinat.
    10 kuriozitete që ndoshta nuk i dini mbi makinat.

    Feb 22, 2021 0

  • Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë
    Lubonja: Rama është rreziku më i madh për demokracinë

    Feb 22, 2021 0

Na ndiqni ne FB

Kontaktoni: info@podiumi.com