Lidhu me ne

Gatime

Edmond Panariti: Si mund t’i dalloni kërpudhat helmuese

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bërë një shpjegim për dallimin e kërpurdhave helmuese nisur nga ngjarja e rëndë e disa ditëve më parë kur ndërruan jetë tre familjarë nga Kosova pas helmimit në Gjirin e Lalëzit.

Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja.

Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër), e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja.

Postimi i Panaritit:

“Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i kërpudhave i familjes Kosovare, nga Gjilani. Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit. Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të kërpudhave. Dy kërpudhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies. Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”..

Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë. E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në kërprdha, eshtë me anë të provës Wieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e këpurdhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër. Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.

Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit.. Edhe trajtimi me atropine ndihmon.

Vazhdo leximin

Me teper

Kritike12 minuta më herët

Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re...

Aktualitet23 minuta më herët

“E kanë helmuar qëllimisht…” – Denoncimi i fortë për pemën shekullore në qëndër të Tiranës

Aktori Florian Binaj ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh dyshime se rrapi shumëshekullor që ndodhet...

Sport27 minuta më herët

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushtoi Coca-Colas katër miliardë dollarë humbje

Gjesti i yllit të Portugalisë Cristiano Ronaldos, i cili largoi nga tavolina dy shishe dhe në vendin e tyre vuri...

Stil4 orë më herët

Doni të humbni peshë pa dietë? Këtu keni disa këshilla që duhet të ndiqni

Shpesh e gjejmë veten përballë dëshirës për të humbur disa kile pa dashur të bëjmë një dietë. Duke qenë se...

Radar4 orë më herët

Mëngjesi Ideal për Kocka të Forta – Si të Merrni Sasitë e Duhura të Kalciumit

nga AgroWeb Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti...

Radar4 orë më herët

Dhimbjet E Kokës – Cilat Janë Arsyet Shëndetësore që i Shkaktojnë

nga AgroWeb Plakja e Trurit. Foto: Flickr Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve...

Gatime4 orë më herët

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

nga AgroWeb Spinaqi mbetet një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Foto: Flickr Lexoni për...

Kritike4 orë më herët

Kur Shqipëria përzë bijtë e saj! – Nga Silvana Begaj

Kur Shqipëria përzë bijtë e saj! Silvana Begaj “Qëllimi arsimit është të zëvendësojë një mendje bosh, me një të hapur.”...

Sport4 orë më herët

Ronaldo në histori, i vetmi futbollist që luan në pesë Europianë

Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Hungarisë u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate europiane. Sulmuesi i...

Radar4 orë më herët

Arsyet pse keni dhëmbë të verdhë edhe pse i lani rregullisht

Kujdesi i dobët dentar si edhe mungesa e higjienës janë disa nga faktorët kryesorë që i bëjnë dhëmbët më të...

Facebook