Lidhu me ne

Mix

Cila është shenja e horoskopit që ju bën të lumtur

Cila është shenja e horoskopit që ju bën të lumtur

Dashi 

Dashuron të bukurën dhe do ishte ideale të kishte si gjysmën e tij më të mirë një Peshore. Të dy janë të respektueshëm dhe besnikë, kjo lidhje mund t’i rezistojë kohës. Është rasti të themi mund të jetojnë të lumtur dhe të kënaqur.

Demi   

Konkret, i ndjeshëm dhe praktik. Do ishte perfekt me shenjën e Virgjëreshës. Gjithmonë nëse Demi nuk humb durimin nga mania për perfeksionin e  Virgjëreshës. Por nëse pranohen cilësitë dhe të metat e partnerit, gjithçka do të shkojë më së miri. Një super lidhje do të keni dhe me Gaforren, evitoni Akrepin.

Binjakët 

Të luhatur, gënjeshtar, por plot jetë. Shkakton efekt te Peshqit, por dhe me Peshoren do të funksiononte në mënyrë perfekte. Madje me Peshoren ka një stimulim në të gjitha dimensionet. Binjakët arrijnë t’i tërheqin vëmendjen të gjithëve, pasion të paparë mund të kenë me Akrepin, por më mirë të heqin dorë sepse do të kishte vetëm luftë.

Gaforrja  

I ndjeshëm, artist dhe romantik në shpirt e ka të domosdoshme të gjejë dikë si ai. Peshqit janë ata që i përshtaten, janë introvers, por kanë një anë fantastike të tyre që Gaforren e bën të ndihet special. E bukura e këtij  çifti është që kuptohen me një shikim. Sipas parashikimeve është një nga lidhjet me afatgjata.

Luani  

Me Shigjetarin qëlloni në shenjë. Me alkiminë e tij arrin të ul prepotencën dhe mendjemadhësinë e Luanit. Të dy adhurojnë udhëtimet, ndryshimet, janë të sinqertë dhe të vërtetë. Luani nëse gjen një Shigjetar nuk duhet ta lejë t’i iki nga duart, do jeni dhe më pak xhelozë.

Virgjëresha 

Lidhja me e thellë e tyre parashikohet me Ujorin. Kjo shenjë arrin t’i nxjerr anën më të mirë Virgjëreshës. I drejton mungesat e ekuilibrit dhe i sheshon traumat që ata mbartin si njerëz në kërkim të perfeksionit. Gjithashtu kanë sintoni intelektuale dhe seksuale. Nëse duhet të evitoni një shenjë ajo do jetë Peshorja.

Peshorja  

Një lidhje midis Binjakëve dhe Peshores ka mundësi t’ia dalë shumë mirë. Ndajnë të njëjtat vlera për miqësinë, pasionet, si dhe dëshirën për pasuri dhe komoditet. Peshorja ia del të jetë rehat me dëshirën për pavarësi të Binjakëve. Një alternativë  tjetër do të ishte Bricjapi. Pas disa përplasjesh do të arrinit të krijonit një histori të bukur, por vetëm nëse dashuroheni vërtet.

Akrepi 

Për të drejtuar një Akrep duhet durim, si dhe pak disiplinë. I vetmi që ia del është një Akrep tjetër që njeh të gjitha pikat e errëta  të tyre dhe kështu mund të jetë një avantazh i madh. Edhe një tjetër shenjë uji si Gaforrja mund të ketë një lidhje afatgjatë. Evitoni Luanin.

Shigjetari

Një bashkim midis Shigjetari dhe Peshqve mund të jetë shumë e fortë, me perspektivë se do të zgjasë. Të dy janë të sinqertë dhe të dy duan të dominojnë kështu që përfundojnë të ndarë. Një tjetër çift i mirë? Me Luanin. Që ju përmbush nga shumë pikëpamje…

Bricjapi

Nëse një Bricjapi lidhet me një tjetër Bricjap, ka shanse të mira se historia bëhet me të vërtetë fantastike. Sigurisht të dy së bashku do të bënin shumë para, pasi janë ambicioz, madje edhe materialist (edhe pse nuk e pranojnë). Rreziku është se mund të mërziteni. Ndoshta kjo është arsyeja pse Bricjapi tërhiqet nga Akrepi,  me të cilin rrezikon të digjet.

Ujori

Vendos një Virgjëreshë me Ujorin dhe pavarësisht se të dy janë krejtësisht të ndryshëm, mund të vijë diçka e fortë. Kjo, pasi Ujori nuk është me këmbë në tokë, ndërsa Virgjëresha është shumë konkrete, por ndikohet nga mënyrat e buta të Ujorit. Pika e fortë? Tërheqja intelektuale. Dhe jo vetëm kaq.

Peshqit

Gaforrja dhe Peshqit janë dy shenja që duan të japin dhe të marrin dashuri dhe në një marrëdhënie do të jenë në gjendje për t’i dhënë vetes emocione dhe romancë. Marrëveshja mes tyre është ekstrem, një raport i tillë është i balancuar, por edhe frymëzues. Jo rrallë, këto dy shenja arrijnë nga fejesa drejt altarit brenda një kohe të shkurtër.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook