Lidhu me ne

Kioske

Lubonja: Vendi më keq se në 96-ën, një parti ka kapur shtetin

Analisti Fatos Lubonja e sheh situatën në vend drejt një përshkallëzimi të frikshëm për të gjithë shqiptarët. Lubonja tha në “Real Story” në News24 se problemi kryesor është se njerëzit bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë në këtë vend. Sipas tij asnjëherë drejtësia dhe policia nuk kanë qenë kaq të kapura pas një partie.

“E kanë pyetur Primo Levin “si u bë holokausti?” Është përgjigjur “duke bërë njerëzit sikur s’ka ndodhur asgjë”. Kështu erdhi. Unë mendoj që kemi shumë kohë që bëjmë sikur nuk ndodh asgjë këtu në këtë vend ku krimi lulëzon, bashkëpunon me politikën, hyn në parlament, tani ndihmohet dhe nga policia.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte metaforë e një partie që ka kapur policinë, ka kapur drejtësinë, ka kapur krimin dhe i përdor këto për të grabitur vota. Ajo që ka ndodhur me patronazhistët është po ashtu një krim shumë i madh dhe çudia që kam unë është që bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai na ka përdorur shtetin, na ka marrë të dhënat që gjithë bota do kishte ulëritur, vetëm këtu tek ne nuk ndodh asgjë. Unë mendoj që vetëm këto dy fakte, Elbasani dhe patronazhistët të cilëve, të dyve çuditërisht kryeministri ynë iu çoi mesazhin unë jam krenar për ju para zgjedhjeve, që ajo partia që e ka bërë, po të kishim vend normal, nëse do përdorja një metaforë futbollistike, duhet të dilte në kategorinë e dytë jo vetëm që duhet të ishin përsëritur zgjedhjet, por kjo parti nuk do të ishte lejuar fare të futej në zgjedhje.

Do të ishte përpara një ndëshkimi, nuk i lejohet, është e paligjshme si parti që bën këtë. Në këtë vendin tonë, meqenëse të gjithë kanë bërë kështu, se themi kështu ka bërë dhe Berisha, dhe ky, dhe ai neve bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo na ka çuar në një situatë që është dhe më e rëndë se më herët.

Pas ’96 është hera e parë që i kemi të gjitha rreth një partie. Asnjëherë nuk ka qenë drejtësia kaq e kapur rreth një partie sa të heshtë për atë që ndodhi në Elbasan dhe të dezinformojë. As drejtësia as policia për mendimin tim. Pse? Sepse kanë qenë më të shpërndara këto parti, bandat rreth partive, interesat e këtyre partive banda.

Në qoftë se do kishim prokuror Llallën që ishte i Berishës, ose i Metës, apo dhe disa prokurorë të Metës, apo dhe Rama në pushtet që do kishte të vetët, do kishin frikë. Do kishin frikë t’i bënin këto sepse mund të qëllonte një nga ata prokurorët atje që më hapte procesin, ndërsa tani nuk kanë më frikë fare. Kjo është një hap shumë i rrezikshëm që kemi hedhur që duhet ta bëjë shoqërinë që të mendojë se ku mund të çojë abuzimi me pushtetin.

Pyetja që kam unë është ore kush është limiti që zgjedhjet quhen gabim? I ngre atij komisioni atij? Çfarë duam ne. Vetëvendosja ka dalë me prova të qarta, 5-10-15, ore kush është prova që ty të anulon zgjedhjet? Ka ligje këtu apo nuk ka ligje? Nuk mund të shkosh ti, këto zgjedhje janë mirë për Shqipërinë.

Na bëjnë disa standarde që thonë nuk ndalohet shteti nga partia, patronazhistët dhe pastaj thonë zgjedhjet ishin të mira, vazhdoni. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjuhë. Po na çon një situatë që abuzimi i pushtetit i Edi Ramës që thotë jam krenar për patronazhistët dhe për policët dhe kriminelët në Elbasan, më çon një situatë shumë të frikshme për të gjithë ne.

Në një vend normal ajo e patronazhistëve nuk kalonte, nuk shkoje dot në zgjedhje. Do vepronte drejtësia. Është katastrofë morale për këtë popull, përtej zgjedhjeve. Njerëzit pranojnë që të vjedhë partia e vetë. Është dhe rrezik shumë i madh sepse kur ai sot bën këtë, nesër asnjë garanci nuk kam që me këta prokurorë që kemi, Agron Gjekmarkaj dua ta përgjoj dhe të përdorë gjithë mjetet për të shkuar drejt një partie shtet. Si ndalohet kjo kur nuk kemi ndjeshmëri?”, – tha Lubonja. /BW

Me teper

Kritike7 minuta më herët

Shkodranët ‘çmenden’ pas Antonelës së ‘Përputhen’/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi

Emisioni i dashurisë “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re...

Aktualitet18 minuta më herët

“E kanë helmuar qëllimisht…” – Denoncimi i fortë për pemën shekullore në qëndër të Tiranës

Aktori Florian Binaj ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh dyshime se rrapi shumëshekullor që ndodhet...

Sport22 minuta më herët

Gjesti i Cristiano Ronaldos i kushtoi Coca-Colas katër miliardë dollarë humbje

Gjesti i yllit të Portugalisë Cristiano Ronaldos, i cili largoi nga tavolina dy shishe dhe në vendin e tyre vuri...

Stil4 orë më herët

Doni të humbni peshë pa dietë? Këtu keni disa këshilla që duhet të ndiqni

Shpesh e gjejmë veten përballë dëshirës për të humbur disa kile pa dashur të bëjmë një dietë. Duke qenë se...

Radar4 orë më herët

Mëngjesi Ideal për Kocka të Forta – Si të Merrni Sasitë e Duhura të Kalciumit

nga AgroWeb Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti...

Radar4 orë më herët

Dhimbjet E Kokës – Cilat Janë Arsyet Shëndetësore që i Shkaktojnë

nga AgroWeb Plakja e Trurit. Foto: Flickr Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve...

Gatime4 orë më herët

Frutat Dhe Perimet Më Të Pasura Me Hekur

nga AgroWeb Spinaqi mbetet një zgjidhje e pazëvendësueshme për shtimin e niveleve të hekurit në organizëm. Foto: Flickr Lexoni për...

Kritike4 orë më herët

Kur Shqipëria përzë bijtë e saj! – Nga Silvana Begaj

Kur Shqipëria përzë bijtë e saj! Silvana Begaj “Qëllimi arsimit është të zëvendësojë një mendje bosh, me një të hapur.”...

Sport4 orë më herët

Ronaldo në histori, i vetmi futbollist që luan në pesë Europianë

Cristiano Ronaldo në sfidën ndaj Hungarisë u bë lojtari i parë që ka luajtur në pesë kampionate europiane. Sulmuesi i...

Radar4 orë më herët

Arsyet pse keni dhëmbë të verdhë edhe pse i lani rregullisht

Kujdesi i dobët dentar si edhe mungesa e higjienës janë disa nga faktorët kryesorë që i bëjnë dhëmbët më të...

Facebook