Lidhu me ne

Gatime

Drekë me vete / Çfarë ushqimesh duhen marrë me vete për drekë kur do të humbasësh kile

Kur do të dobësohesh, dreka mund të jetë fajtori që nuk të lejon. Shpesh nuk ke kohë dhe të duhet të hash në tavolinën e punës. Megjithatë ka disa mundësi që kjo drekë e nxituar të mos ju lërë të uritur. Disa ushqime të shpejta janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të ndihmojnë në synimet për peshën. Dhe për më tepër do të pëlqejnë shumë. Këto janë superushqimet e jetës moderne.

Avokado

Recetë për t’u përgatitur: Sanduiç me domate, djathë dhe avokado

Çfarëdo që të hash për drekë, sallatë, sanduiç, etj. shtoji pak avokado. Në një studim të publikuar në vitin 2017, në Kërkimin e Fitoterapisë, kërkuesit kanë studiuar efektin e avokados në reduktimin e sindromës metabolike, një grup faktorësh që rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ata kanë zbuluar që ngrënia çdo ditë e avokados ul tensionin e gjakut, rrezikun e diabetit, i mban arteriet e pastra dhe ndihmon humbjen në peshë. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe acide yndyrore, si karotenoidet, vitaminat dhe acidet yndyrore, si dhe përbërës të tjerë që mund të ndikojnë hormonin e urisë leptin, për të të mbajtur të ngopur pa e tepruar me snack-e gjatë ditës. 

Drithëra të plota

Provo recetën: Pjatë vegane Buddha

Nëse do të bësh vetëm një ndryshim të rëndësishëm për të pasur sukses në humbjen e peshës, zëvendëso drithërat e përpunuara, bukën e bardhë me drithërat e plota, siç është buka integrale, në sanduiçin tënd. Zgjedhja e drithërave të plota mund të ndihmojë në aktivizimin e metabolizmit dhe të mobilizojë trupin për të thithur më pak kalori, duke të ndihmuar të djegësh 100 kalori shtesë në ditë, sugjeron një studim i ri në The American Journal of Clinical Nutrition. Studiuesit thonë që mund të jenë fibrat e drithërave të plota që ndikojnë tretjen dhe metabolizmin. Disa burime të tjera të mrekullueshme drithërash janë tërshëra, orizi kaf, elbi madje dhe kokoshkat. Merr me vete tasa të mbushur me këto drithëra për një drekë zyre. 

Sallata dhe lakra

Provo recetën: Sallatë me perime të gjelbra dhe pulë

Sallata është një opsion i shkëlqyer. Mund të zgjidhni atë që njihet si sallatë romane, megjithatë çdo lloj perimesh me gjethe të gjelbra është i përshtatshëm. Kur frutat dhe perimet janë ekzaminuar për potencialin e tyre për humbjen në peshë, në krye dolën perimet me gjehte të gjelbra, në kërkimin e vitit 2015 në PLOS Medicine. Gjatë një periudhe katër vjeçare, ngrënia e një racioni me sallatë në ditë, të rrëzon 200 gr. më shumë. Perimet që ndihmojnë në dobësim si sallata, ofrojnë fibra me ngarkesë të ulët glicemike, që të ngopin, kontrollojnë nivelin e gjakut dhe pengojnë grumbullimin e yndyrës, sipas studimit. Spinaqi dhe lakrat janë një tjetër opsion i mirë. 

Molla

Provo recetën: Pulë & Mollë në gjethe lakre

Kur do diçka të ëmbël pas dreke, ha një mollë. Këto fruta përmbajnë fibra dhe përbërës bimorë të quajtur polifenole që ndihmojnë bakteret e zorrëve dhe të mbrojnë nga obeziteti, ka zbuluar një kërkim i Food Chemistry. Nëse do të zgjedhësh mes llojeve të mollëve, mund të marrësh një mollë jeshile Granny Smith, që ka më shumë nga këto cilësi kundër obezitetit. Gjithashtu, të hash një mollë ose dardhë çdo ditë, ndihmon në humbjen e peshës. Eksperimentet kanë treguar që të hash një mollë 3 herë në ditë për 12 javë ndikon në një rënie të dukshme në peshë. Thelat e holla të mollëve janë një përbërs shumë i mirë për sallatën dhe i shtojnë një shije të ëmbël kërcitëse piteve të mbështjella dhe sanduiçeve.about:blank

Qumësht

Provo recetën: Smoothie me gjalpë kikiriku

Qumështi mund të jetë pija ideale për të shoqëruar vaktin kur po kërkon të dobësohesh, sipas një studimi të realizuar në Irlandë. Sasia e lartë e bulmetit në dietë, është zbuluar të shoqërohet me një BMI më të ulët, më pak yndyrë në trup dhe bel më të hollë, veçanërisht produktet qumësht dhe kos. Studiuesit kanë zbuluar që qumështi ul tensionin e gjakut, inflamacionin dhe përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrit nivelin e proteinave që rregullojnë nivelin e sheqerit dhe yndyrës. Gjithashtu, nëse ke mungesë kalciumi, ky mineral do të ndihmojë të djegësh dhjamin e barkut, por mos e pi me shije çokollate.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook