Lidhu me ne

Gatime

Koktejl në kushte shtëpie / 10 koktejle që mund t’i sajoni me çfarë keni në shtëpi

10 koktejle që mund t’i sajoni me çfarë keni në

Në 13:00 u ndalua qarkullimi i këmbësorëve, makinave, u mbyllën të gjitha bizneset, dyqanet. Tirana u shndërrua në një qytet fantazmë. Deri mëngjesin e të hënës jemi të gjithë në shtëpi, pa punë, pa angazhime. Le të pimë pra. Urdhëroni dhjetë koktejle të këndshme që mund t’i sajoni me alkoolin që keni nëpër shtëpi. Përmasat janë pak të forta që të vini në qejf me një gotë. Na e merr mendja që keni blerë diçka, e dinit që kjo ditë do vinte.

1. Vodka RedBull

2/3 vodka 1/3 RedBull, ose çfarëdo pije energjike që keni në shtëpi. Shtoni akull.

2. Ouzo Lemonade

2 masa uzo, 1 ½ – 2 masa lëng limoni, 3 masa ujë, një lugë çaji mjaltë, gjethe menteje po patët. Shtoni akull.

3. Wine Spritzer

2/3 verë, 1/3 ujë tonik. Mos shtoni akull.

4. Rum Cola

2/3 rum 1/3 Cola. Shtoni akull.

5. Whiskey Cola

2/3 uiski, 1/3 Cola. Shtoni akull

6. Tequila Sunrise

1/3 tekila, 2/3 lëng portokalli, një pikë lëng pjeshke. Nëse s’keni tekila, zëvendësojeni me raki. Shtoni akull.

7. Shandy

2/3 birrë, 1/3 Sprite. Mos shtoni akull.

8. Diesel

2/3 birrë, 1/3 Cola. Mos shtoni akull.

9. Raki shegë

1/4 raki, 1/4 lëng shege, 1/2 lemon soda. Shtoni akull.

10. Brandy Sour

2/3 konjak, 1/3 lëng limoni, një pikë ujë tonik ose ujë me gaz, një lugë çaji sheqer. Shtoni akull.

10 koktejle që mund t’i sajoni me çfarë keni në

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix2 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi15 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi15 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix16 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix16 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske16 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook