Lidhu me ne

Aktualitet

“Unë fitova”/ Becchetti shfaqet në një poster gjigand, në mes të Romës, “shpall” fitoren ndaj Shqipërisë


Biznesmeni italian Francesco Becchetti, i cili ka fituar përfundimisht betejën në arbitrazh ndaj Shqipërisë dhe pret të marrë shifrën e jashtëzakonshme, prej 110 milionë euro nga shteti shqiptar, dëshiron që të gjithë të dinë se ai ka fituar.

Biznesmeni italian ka krijuar një faqe online, nën moton “parlo io”, ose në shqip “flas unë”,  ku shpjegohen detaje nga gjyqi që ka fituar.

Posteri është vendosur edhe në një ‘billboard’,  në Piazza di Spagna në Romë, një zonë e frekuentuar shumë edhe nga turistët e huaj.

‘Unë quhem Francesco Becchetti. Unë kam luftuar kundër persekutimit politik të të paktën një qeverie. Une fitova!‘shkruhet në posterin gjigand, në të cilin shfaqet portreti i biznesmenit.

Shqipëria  e humbi përfundimisht gjyqin me Becchettin dhe një nga provat e përdorura gjatë procesit, ishte deklarata që Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi i kisht bërë biznesmenit, gjatë një takimi në restorant. Në vendimin e arbitrazhit thuhet se, Agaçi, e ka kërcënuar Becchettin duke i thënë se “nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit” dhe e ka këshilluar të flasë me Enkelejd Jotin, në atë kohë drejtor i Top Channel, që ishte televizion konkurent me televizionin “Agon” të Becchettit.

Lidhur me bisedën kërcënuese të Agaçit ndaj Becchetit, kryeministri Rama, gjatë një interviste televizive, nuk e mohoi që ka ndodhur, por tha se biseda është nxjerrë nga konteksti, duke e mbrojtur sekretarin e tij të përgjithshëm.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, pak para zgjedhjeve të 25 prillit, Rama e pranoi se gjyqi ndaj Becchetit është humbur, por tha se biznesmeni italian nuk do të marrë asnjë para nga Shqipëria, deklaratë kjo që kryeministri ende nuk e ka sqaruar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një deklaratë elektorale, në prag të zgjedhjeve, apo Shqipëria ka një strategji konkrete për ta penguar Becchetin të marrë paratë që ka fituar në arbitrazh.

RamaËshtë temë e rëndësishme, sepse të gjithë kanë shpresë tek ky marifetçiu në këto zgjedhje duke përdorur këtë gjyq. Ato 110 milionë nuk ka për ti marrë kurrë. Ju them shqiptarëve, që kjo nuk ka mbaruar. Se si, nuk e them dot tani. Mbajeni këtu, ai do të paguajë një për një, dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Jam nga ata që kur them cfarë nuk do të lejojë të ndodhë, nuk e luan topi.

‘Në procedurën e arbitrazhit ndërmjet Francesco Becchetti dhe aplikantë të tjerë është Republika e Shqipërisë’ shkruhet në faqen online të Becchetit.

‘Hetimet penale, të nisura nga prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, të konsideruara afër konkurrentëve; se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (EA) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të fliste me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin ; se kishte të meta thelbësore në themel të akuzave mbi të cilat ishin bazuar hetimet penale; se investimet e Francesco Becchetti ishin shpronësuar në kundërshtim me nenin 5 të Traktatit Bilateral për Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Itali – Shqipëri”. 

Sipas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë, vendi ynë duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix7 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix8 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix8 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix8 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix8 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix8 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix8 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix8 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix8 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook