Lidhu me ne

Radar

Afganët e strehuar në hotelin e Hysenbelliut janë nëpunës të Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’ e miliarderit George Soros

Nga fotoja me pagesë me anti-sorosianin Grennell, te hapja e hotelit luksoz për afganët e Soros. Detaje nga jeta e një biznesmeni shqiptar

Nga fotoja me pagesë me anti-sorosianin Grennell, te hapja e hotelit luksoz

Politiko.al

Irfan Hysnebelliu, pronar i News 24 dhe Panorama, është një nga shembujt e qartë të lidhjeve të çuditshme dhe kundrathënëse në botën e biznesit shqiptar.

Një nga piruetat e fundit të Hysenbelliut është hapja e hotelit luksoz Prestige Resort për të pritur mbi njëqind afganë, mbërritur fillimisht nga Kabuli në Tbilis dhe më pas në Rinas. Afganët e strehuar në hotelin e biznesmenit janë nëpunës të Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur’ e miliarderit George Soros me aktivitet në kryqytetin afgan Kabul. Është interesante se si ata janë veçuar nga afganët e tjerë të strehuar në ‘kushte normale’ në Qytetin Studenti.

Prestige Resort i Hysenbelliut është një resort me 5 yje në bregdetin e Adriatikut, i pompuar shumë nga mediat në pronësi të biznesmenit për ekskluzivitetin, një klientelë të zgjedhur dhe kushtet  komode.

Çka e bën më përshtypjelënëse zbarkimin e sorosianëve në Prestige Resort është edhe një fakt tjetër. Dy javë më pare, sipas raportimeve mediatike, Hysenbelliu është shfaqur në jahtin e tij në bregdetin e Jugut me ish-ambasadorin e Trump në Gjermani Rick Grenell, gjithashtu ish-i dërguar i posaçëm për Ballkanin dhe më pas, përkohësisht shef i shërbimeve inteligjente amerikane.

Burime me njohje në qarqet politike shqiptare dhe amerikane i thanë Politiko.al se bëhet fjalë për një operacion të pastër lobimi, çka do të thotë se botuesi ka paguar për takimin me Grenell dhe për një foto me të. Sipas burimeve, takimi i botuesit me njeriun e afërt të Trump ka qenë një përpjekje për presion ndaj kryeministrit Rama, duke i dhënë shenjë këtij të fundit se botuesi ka akses në qarqe amerikane me lidhje në Washington. Hysnebelliu me mediat e tij ka qenë rreshtuar me linjë editoriale kundër qeverisë gjatë zgjedhjeve të fundit duke i varur shpresat te një fitore e Bashës e të cilin ka lidhje të afërta.

Humbja e opozitës e ka frikësuar Hysenbelliun, i tha Politiko një burim me njohje në rrethet e afërta të biznesmenit dhe fotoja me Grenell ka qenë një ‘operacion presioni dhe zbutjeje’.

Kjo zbutje, fare qartë, mund të përkthehet në paktin që biznesmeni ka bërë me njerëzit e qeverisë për afganët e zbarkuar në hotelin e tij, Prestige.

Fakti se ai takon një anti-sorosian të ashpër për të zbutur raportet me Ramën, dhe më pas strehon vartës të Sorosit për të mundësuar këtë zbutje, nuk duhet të habisë askënd.  

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix17 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix17 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix17 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix17 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix17 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix17 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix17 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix17 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix17 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook