Lidhu me ne

Mix

Ushqimet më të mira për qen / Çfarë i pëlqen qenit të hajë?

Qeni nuk duhet t’ju tërheqë nga hundët, por megjitahtë, pa iu nënshtruar kapriçove të tij, ju mund t’i njihni preferencat e tij.

Para së gjithash, duhet të dini se pjesa më e madhe e preferencave të tij ushqimore janë të lindura. Qeni është mishëngrënës, kështu që ushqimet me origjinë shtazore në përgjithësi pëlqehen shumë më tepër se ato me origjinë bimore. Por megjitahtë shijimi i një numër ushqimesh mund edhe të fitohet.


Zakonet e qëndrueshme ushqimore, për të mos thënë definitive,  krijohen përpara ndërprerjes së ushqimit të gjirit (nga mosha 4 deri në 7 javëshe). Qeni i vogël edukohet, imiton sjelljen e nënës së tij e cila u mëson të vegjëlve si të zgjedhin ushqimin, por edhe si të gjuajnë e të shoqërizohen. Në këtë periudhë duhet të ndryshohen burimet ushqimore dhe llojet e ushqimeve të qenit të vogël në mënyrë që të lehtësohet përshtatja e tij e mëvonshme ndaj ushqimeve të ndryshme; në moshë të rritur, ai mund të hajë të njëjtat ushqime.


Ushqimet e preferuara të qenit
Proteinat shtazore vlerësohen në veçanti nga qeni. Industria agro-ushqimore i përdor shumë për të rritur shijen e ushqimeve të përbërë të cilësisë së lartë (ndryshe nga produktet vegjetale, të cilat kanë efekt të kundërt). Ushqimi për qenin, i cili dominon në përbërjen ushqimore, është themelor.


Mëlçia dhe stomaku të gjallë pëlqehen më shumë se mishi i pjekur. Qeni preferon më shumë mishin e kaut dhe shpendëve sesa stë të qingjit dhe kalit. Në vend të parë qëndron mishi i papjekur i kaut, pastaj shpendët, qingji, kali dhe derri. Qenit i pëlqejnë më shumë të brëndshmet e kuqe sesa të brëndshmet e bardha.


Gjithashtu qenit i pëlqen më shumë yndyra shtazore (yndyra e shpendëve dhe e derrit) sesa yndyra bimore.


Sheqeri përbën një rast të veçantë: konia nuk e njeh shijen e tij, sepse ushqimet e tij nuk kanë asnjë përbërës me sheqer. Është pra i zoti ai që do t’ia propozojë këtë shije.


Duhet theksuar se gama e shijeve mund të evoluojë: është vërtetuar se kafshët mund të zhvillojnë një preferencë për shije që i kanë provuar përpara ose gjatë shërimit nga një sëmundje.


Kriteret e pëlqimit të ushqimit nga qeni
Ushqimet me lëng: ushqimet me lëng pëlqehen më shumë se ushqimet e thata. Kufiri më i pëlqyer në përmbajtjen e lëngshme mund të ishte nga 40 deri në 50%. Ushqimet e thata nuk e tërheqin qenin në mënyrë të natyrshme.


Paraqitja: konservat dhe ushqimet me copa shijohen më shumë nga qeni sesa ushqimet e freskëta me feta apo të bluara, por këto të fundit pëlqehen më shumë se kroketat.


Ushqimet që nuk i pëlqejnë qenit
Disa qenj tregojnë mospëlqim për shihet e hidhura. Neveritë mund të lidhen edhe me sëmundjet apo zakonet ushqimore. Është vërtetuar se kafshët mund t’i shmangen një ushqimi apo uji me aromë, në rast se e knaë përdorur përpara një sëmundjeje.


Kjo neveri mund të shfaqet edhe në rast se sëmundja bie disa orë pas ngrënies apo pirjes së ujit. Neveria e kushtëzuar e shijes zhvillohet më me siguri kur shija e re apo e dallueshme konsumohet pak përpara shfaqjes së sëmundjes dhe kur sëmundja është e gjatë dhe e rëndë.


Kur një qen refuzon një ushqim, është e rëndësishme të kërkohen shkaqet psikologjike në jetën e tij.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook