Lidhu me ne

Gatime

Si të qetësoni dhimbjen e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Pacienti: Si të qetësoni dhimbjen e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Mjeku: Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit. Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit. Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.

Nëse ndjeni djegie stomaku, të përziera apo probleme me tretjen do të thotë se stomaku është i trazuar. Për të larguar dhe qetësuar këto dhimbje ju tregojmë një mënyrë shumë natyrale dhe efikase me çajin e xhenxhefilit. Ndiqeni më poshtë mënyrën se si të përgatisni lehtë këtë çaji natyral dhe shumë qetësues.

Si ndihmon në qetësimin e stomakut: Xhenxhefili njihet si një kurues natyral për shumë probleme të shëndetit, ku as stomaku nuk mbetet jashtë. I pasur në vitaminë C, amino acide, zink dhe kalium, xhenxhefili funksionon si një balancues natyral për çdo problem të stomakut tuaj. Mund ta përdorni kur keni të përziera, djegie të stomakut apo probleme të vazhdueshme me tretjen e mirë dhe dhimbje. Përveçse e qetëson stomakun kur ndjeni të përziera ka veti edhe ta boshatisë atë duke stimuluar tretjen e mirë. Prandaj mund ta konsumoni lehtësisht edhe pas vakteve apo gjatë ditëve që ndiheni të fryrë.

Si ta përgatisni cajin e xhenxhefilit: Zgjidhni një ibrik ku do të zieni ujin dhe përgatisni çajin dhe mbusheni atë me rreth 4 gota ujë ose 1 litër.Më pas merrni një degë xhenxhefili rreth 7-8 cm, qërojeni dhe priteni në feta të holla ose katrorë të vegjël. Nëse e prisni në copa të vogla, kujdesuni të shtypni pak ato në mënyrë që të lëshojnë të gjithë aromën dhe vlerat e tyre në ujë. Vini ujin të ziejë në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni copëzat e xhenxhefilit që përgatitët më parë. Lërini të ziejnë për 5 minuta në nxehtësi mesatare, më pas uleni zjarrin në të ulët dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera.

Gjatë fundit të përgatitjes shtoni një lugë mjaltë tek çaji juaj dhe përziejeni mirë. Kur të shikoni që çaji është gati, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Mund të zgjidhni ta kulloni nga copëzat e xhenxhefilit ose ta konsumoni bashkë me to. Konsumojeni këtë çaj të ngrohtë sa herë të ndjeni probleme me stomakun dhe mos e ndaloni kurën derisa të ndiheni më mirë. Nëse dhimbjet vazhdojnë për ditë me radhë dhe janë të padurueshme, këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook